Një tjetër minator është plagosur dje në minierën e Martaneshit, teksa punonte për të nxjerrë krom. Ai ka marrë plagë në kokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kjo konfirmohet nga bluzat e bardha të spitalit të Burrelit, ku dhe u transportua menjëherë pas plagosjes. Një ditë më parë, një tjetër minator Mentor Kola, 30 vjeç, mbeti i plagosur teksa punonte në galerinë 6-2, në zonën D të minierës së Bulqizës. Policia dhe autoritetet po hetojnë ngjarjet dhe kushtet e punës.