Mat, qëllohet me armë makina në ecje

Leda Hysa

Një atentat me armë mësohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bruç të Matit.

Sipas policisë, persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti Volkswagen me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh.Ll, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.

Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forcat e Policisë Mat dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se:

Drejtuesi i automjetit levizte i vetëm me automjet, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.

Forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *