Matematika, 16 maturantë tentuan të hynin në provim me “identitet të rremë”

anazapta

Rreth Shkeljet nuk kanë munguar as në provimin e matematikës, ku edhe kësaj here maturantët e rretheve janë ata që kanë tentuar të kopjojnë dhe të marrin informacion rreth përmbajtjes së testit kundër rregullores së provimeve të maturës. Autoritetet e arsimit kanë sqaruar gjatë ditës së djeshme se 50 maturantë në qytete të ndryshme të vendit janë ndëshkuar në provimin e matematikës, pasi nuk krahas celularëve të gjetur gjatë kontrollit, shumë prej tyre kanë tentuar të japin provimin duke përdorur identitet të rremë, teksa shumë të tjerë kanë tentuar të shkëmbejnë informacion në sallën e provimit. Në një dalje publike për mediet gjatë ditës së djeshme, zëvendësministrja Nora Malaj ka theksuar se lidhur me mbajtjen e celularit janë ndëshkuar 28 maturantë, pjesa dërrmuese e të cilëve në qarkun e Fierit. Ndërkohë që 8 maturantë të tjerë kanë tentuar të kopjojnë nga shokët e tyre përgjigjet e pyetjeve. “Nxënës me teste të dëmtuara (shenja dhe barkod i dëmtuar) ishin 4 gjithsej. Ndërsa 16 maturantë janë konstatuar në provim me identitete të rremë, prej të cilëve, 10 në Durrës, një në Berat, një në Kavajë, si dhe 4 në Kukës. Nxënës me probleme shëndetësore rezultuan vetëm dy maturantë”, nënvizoi zëvendësministrja Malaj. Ndëshkimet nuk janë ndalur vetëm tek maturantët, por edhe tek dhjetëra mbikëqyrës të cilët mbështetën rrjedhjen e informacionit sa i takon përmbajtjes së testit.  Sipas Malajt, 13 është numri i administratorëve të përjashtuar nga procesi për menaxhim jo të rregullt, ku 8 prej tyre ishin përcaktuar të mbikëqyrnin provimin ne qarkun e Kukësit”…..

Lajmin e plotë e lexoni sot në “DITA”, print

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *