Matematika e Bashës

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Kur flet në mitingje me popullin Luli thotë ca shifra pa u menduar fare. Nuk e di, i merr në ndonjë zyrë apo i thotë nga mendja e tij? 88 mijë dollarë tha ai, u harxhuan kot, muajin e parë 90 mijë. Këtë muaj 5% e shqiptarëve zotërojnë 58% të kapitalit, 25% e shqiptarëve do ta kishin rrogën 240 mijë lekë, 46% e shqiptarëve marrin vetëm 5 dollarë etj., etj. Mirë që po shan qeverinë, ministrat, kryeministrin, po me shifrat ja fut kot fare pa u menduar. Kryetari i opozitës kur mban fjalim para popullit le të flasë ç’të dojë, po shifrat duhet t’i thotë me fakte, jo të flasë kot, se bie vlera fare. Shifrat janë fakte dhe merren nga zyrat që bëhet bilanci i punës në një sektor prodhimi apo ndërmarrje ndërtimi. Këto shifra merren me kujdes pa lëvizur asnjë presje. Këto shifra që Luli i thotë nuk i dëgjon njeri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *