Matësa inteligjentë për leximin e energjisë elektrike

Dita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po implementon një sistem të ri shërbimesh, që kanë të bëjnë me matësit inteligjentë. Mësohet se është hapur një tender prej 468 milionë lekësh të vjetra për këtë shërbim, ndërsa hapja e ofertave do të bëhet më 15 shtator.

Kompania OSHEE kërkon të prokurojë shërbimin GSM M2M “GPRS Intranet dhe CSD” për realizimin e dërgimit të të dhënave të leximit nga PDA e lexuesve në qendrën e menaxhimit të leximit dhe shërbimin CSD për leximin në distancë të matësve inteligjente. Qëllimi i këtij projekti është blerja e shërbimit GSM kompleks për      GPRS, për dërgimin e të dhënave nga PDA në qendër, dhe CSD, për leximin në distancë të matësve inteligjent.

Ofruesi i këtij shërbimi do të jetë një kompani, e cila do të sigurojë një rrjet të qëndrueshëm për transmetimin e të dhënave on-line, duhet të ketë mbulim në mbi 95% të të gjithë territorit të Shqipërisë dhe duhet të plotësojë të gjithë parametrat e përcaktuar në specifikimet teknike bashkëlidhur.

Të gjithë lexuesit e kompanisë OSHEE sh.a në Shqipëri lidhen online me sistemin e menaxhimit të leximit, nëpërmjet shërbimit GPRS Intranet. Kjo lidhje shërben për komunikimin e PDA-së së lexuesit me serverët e sistemit të menaxhimit të leximit të kompanisë OSHEE sh.a.

Të gjithë matësit inteligjentë që kompania ka në funksionim duhet të lexohen online nëpërmjet teknologjisë së shërbimit CSD. Nëpërmjet lidhjes CSD krijohet lidhja e serverit AMR (Automatic Meter Reading) me matësit inteligjent.

 

Share This Article
4 Comments
  • Por duhet te dini qe jeni shume prapa ne kohe me kete projekt. Mos shkoni shume larg, kaloni ne Maqedoni dhe do shihni qe ky sistem aplikohet suksesshem prej vitesh dhe pa tam tame si te ne.

  • GEZOHEM QE PO ECET PERPARA PER MATJET E ENERGJIS ELEKTRU
    IKE.
    POR MUK ME PELQEN ASPAK FOTOGRAFIA E REKLAMUAR ME SIGURESA PORCELANI,KU ME DJEGIEN E FILLIT SHKRIRES MUND TE VENDOSEN FISHEK ME AMPERAZH JO TE PERSHTATSHEM (NGELEMI SHUME VITE MBRAPA)
    – ME FALNI QE KUJTOJ NJE LAJM NGA GAZETAT PER NE JUG TE SHQIPERIS SE U DOGJEN DISA TRANSFORMATOR NGA MBINGARKESAT NE RJETIN ELEKTRIK.
    – KJO ESHTE E PA FALSHME PER MONTUESIT DHE ELEKTIKUN E SHERBIMIT QE NUK KA VENDOSUR MBROJTIEN E PERSHTATSHME SIPAS FUQIS SE TRANSFORMATORIT,NEQOFT SE VENDOSET MBROJTIA E SAKET NUK LEJON TI VEJ TRANSFORMATORIT AS NJE AMPER ME TEPER,
    DHE KUR TEMPERATURAT E AMBIENTIT NGA KOHA E NXEHT ESHTE E LART PRAM MEREN MASAT E DUHURA NE MBROJTE , E NE NENDOSJEN NE PARALEL TE TRANSFORMATORVE TE TJR
    ER .– KUR U DOGJEN NA U GJETEN TE TJER PER TI VENDOSUR,
    – KETO QE PO SHKRUAJ JAN GJERA QE I DIN TE GJITH ELEKTRICISTET ME SHKOLL TE MESME,
    PRA ESHTE E PA DISKUTUESHME PER ATA ME ARSIMIN E LART ELEKTRIN,
    ME RESPEKT K ,BUSHI

  • Pasi t’a plotesoni me keto matesit “Inteligjent” edhe pasi te kryeni miliona euro shpenzime te tjera ne kurriz te qytetareve shqiptare, gjeni ndonje kompani pabukse hajdute si si CEZ Shperndarje dhe jepjani duart duke e SHITUR SA ME LIRE.

  • Ridi! Vertet qe ne Maqedoni keta lloj matesash ka kohe qe perdoren, por duhet te dish nje gje qe askush ne Mqedoni nuk ka vjdhur energjine e harxhuar, ashtu sic u vodh ne Shqiperi keto 25 vjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *