Jeremy Mathieu kaloi tre vite te Barcelona përpara se të deklarohej një lojtar i padëshirueshëm dhe të kalonte te Sporting Lisbon.
Mbrojtësi do të përballet me ish-ekipin e tij në Champions League të mërkurën në Estadio Jose Alvalade dhe është pyetur nëse do të festonte nëse do të shënonte ndaj tyre.
“Kam shumë respekt për ish-shokët e ekipit dhe tifozët,” shprehet mbrojtësi për spanjollen Marca.
“Nëse festoj, do të jetë për shkak të presidentit Bartomeu dhe Robert Fernandez, për mënyrën se si u sollën me mua. Në sezonin e parë luajta 58% të ndeshjeve dhe shënova gola të rëndësishëm.
“Në sezonin e dytë më pak. Por në të tretin gjërat u vështirësuan për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së besimit nga ana e trajnerit.
“Problemi ishte se Luis Enrique nuk fliste shumë me lojtarët dhe nuk e kuptova se çfarë duhet të bëja për të merituar një vend titullarit.”
Më pas ai foli edhe për gjysmëfinalen ndaj Juve-s, dhe se si u bë kurban për humbjen.
“Futbolli është një sport skuadre, dhe kur humbet, nuk është asnjëherë faji i një personi të vetëm. E kam parë ndeshjen ndaj Juve-s dhe të gjithë thonë se unë isha problemi.
“Është e vërtetë që në një prej golave u kapa i papërgatitur, por më pas vjen një pasim dhe mund të pyesni se ku ishin Mascherano apo Pique, por jo. Ky është mendimi im.”
