Matias Majer, fitues surprizë në Soçi 2014

anazapta

Zbritja e lirë me ski ishte disiplina më e rëndësishme e ditës së tretë të lojërave olimpike Soçi 2014 dhe surprizat nuk munguan as këtë herë. Favoritët e mëdhenj dështuan njëri pas tjetrit dhe në fund ishte austriaku Matias Majer që i befasoi të gjithë, duke arritur suksesin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Zhgënjyes ishte sidomos norvegjezi Aksel Lund Svindal, ndërsa amerikani Bode Miller, i cili në Vankuver fitoi medaljen e bronztë, nuk shkoi dot më lart se vendi i tetë. 23-vjeçari Majer, që deri dje gjatë këtij sezoni krenohej thjesht me një podium në Kanada, e përfundoi garën me kohën e përgjithshme 2’06”23.

Italiani Kristof Inerhofer ishte skiatori që pritej ndoshta më pak nga të gjithë për të fituar medalje. 29-vjeçari nga Tiroli i Jugut rezultoi skiatori më i shpejtë pas pjesës së parë, me kohën 51”, megjithatë në fund mori medaljen e argjendtë, me vetëm 0.06” vonesë kundrejt kohës së Mayerit. Podiumi u kompletua nga një norvegjez, jo Svindal, por Kjetil Jansrud. Ndërkaq, Britania e Madhe i dha fund pritjes 90-vjeçare, duke fituar medaljen e parë, nga Xheni Xhons.

Medalja e fituar nga ajo ishte e bronztë, në snowboard, megjithatë është një arritje. E arta u fitua nga amerikania Xhemi Anderson, me 95.25 pikë. Garë finale ishte gjithashtu edhe ajo në freestyle për femra ku vendi i parë u diskutua ndërmjet dy motrave kanadeze Dufour–Lapointe. Medaljen e artë e fitoi motra e vogël, Justine, ndërsa e madhja, 22-vjeçarja Chloe, fitoi të argjendtën.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *