Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Trajnime të shumta në fushën e shërbimeve sociale; trajniere dhe këshilluese e çertifikuar e disa programeve si Harm Reduction…etj. Eksperiencë e gjatë në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. E angazhuar prej kohësh në Lëvizjen e Gruas për Integrim. Aktualisht, kandidate për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në qarkun e Tiranës.
Për sa orë shkohet sot deri në Skrapar?
– Me autobuzin e linjës për 4 orë, ndërkohë po të kishte rrugë, pse jo edhe për 2 orë mund të shkohej.
Po gazetat, si shkojnë deri në Poliçan dhe në Çorovodë?
– Mendoj me autobuzët që nisen nga qyteti i Beratit.
A ka drejtori të veçantë që merret me çështjet e gruas në Ministrinë e Punës?
– Po, ka, dhe quhet Drejtoria e Politikave, Shanseve të Barabarta dhe Familjes.
Pikërisht kjo drejtori, merret me punësimin e grave?
– Jo, kjo drejtori merret me hartimin e politikave dhe kuadrin ligjor. Drejtoria e Shanseve të Barabarta dhe Familjes ka degët e saj në 12 qarqe, por me ligjin kundër dhunës në familje, tashmë institucionet përgjegjëse janë njësitë vendore. Kjo është një zgjidhje e duhur, pasi aty ku ndodhet problematika, po aty duhet të gjehet edhe zgjidhja.
Jeni një nga njohëset më të mira, që unë kam takuar, për problematikat e përdorimit të drogës, apo edhe trafikimit të qënieve njerëzore. Por dua të flasim si fillim, për drogën.
– Është me të vërtetë një çështje sa shqetësuese, po aq edhe e ndërlikuar. Shoqëria jonë duhet të diskutojë më shumë për të. Përdorimi i drogës ka tre nivele, që njihen si shkallëzimi, toleranca dhe astinenca…Shkallëzimi ndodh kur rritet sasia e drogës; toleranca kur kalohet nga një drogë te një tjetër, pra nga një më e lehtë te një më e rëndë, ndërsa astinenca është një situatë tepër e vështirë dhe ndodh kur një përdorues nuk gjen drogën që ai apo ajo përdor. P.sh. heroina krijon varësi psikologjike dhe fizike, ndërsa kokaina nuk krijon varësi fizike, por psikologjike. Kur një përdorues, ka arritur të përdorë heroinë, kjo tregon që gjendja ka degraduar së tepërmi.
Çfarë bëjnë familjet shqiptare, kur një familjar i tyre është i droguar?
– Kur jam ndodhur për eksperience pune në Bullgari dhe në Poloni, mësova se prindërit i jepnin atyre një shans për ta lënë drogën, dhe nëse nuk ia dilnin e përzinin nga shtëpia. Në Shqipëri, familjet tona u dalin zot fëmijëve të tyre të droguar, nuk i hedhin poshtë në asnjë rast.
Nuk i përzejnë për arsye opinioni, apo çfarë?
– Shpresojnë te përmirësimi dhe bëjnë ç’është e mundur për t’i kuruar. Në këtë rast, halli është aq i madh, sa askujt nuk i shkon ndërmend se ç’mendojnë të tjerët.
Ku kërkojnë ndihmë këto familje, për fëmijët e tyre?
– Ka shërbime publike dhe jo publike të cilat ofrojnë mbështetje. P.sh. ka shërbime ditore dhe shërbime në qendrat e rehabilitimit, pra rezidenca dhe këto janë private.
A kushton shumë trajtimi i tyre?
– Varijojnë sipas nevojës që paraqet rasti.
Një përdoruesi, sa kohë mund t’i duhet që të largohet prej këtij vesi?
– Varësinë fizike mund ta kalojë shumë shpejt, mbase edhe brenda disa ditëve, por varësia psikologjike zgjat të paktën 5 vite.
Praktikimi i riteve fetare, a luan rol në lënien e drogës?
– Po, ka patur shumë raste që kanë filluar të praktikojnë fenë dhe kanë gjetur forcën të largohen…
Atëherë, mbase duhet të përfshihen më shumë priftërinjtë dhe hoxhallarët?
– Ata janë përfshirë prej kohësh dhe kanë marrë angazhime konkrete, madje të gjitha sektet fetare bëjnë ç’është e mundur edhe për parandalimin e dhunës në familje.
Në fushatë elektorale, a rritet sasia e përdorimit të drogave, pasi gjithë ky ekzaltim, energji dhe fuqi mbase ushqehet me stimule të tilla?
– Duke u nisur nga grupi im i punës, mund të them se përdoren cigare, kafe, pije energjike, të cilat janë droga të lehta gjithsesi.
Pse sot përdoret termi’’punetore seksi’ dhe jo si disa vite më parë, që përdorej termi prostitutë?
– Përdoret në gjuhën e sociologjisë. Quhet punëtore seksi, sepse ajo përdor apo shet trupin e vet për të mira materiale.
Çfarë historie kanë këto vajza që trafikohen?
– Histori tepër të dhimbshme, kanë kaluar tortura të tmerrshme aq sa asnjë regjizor filmash nuk mund ta imagjinojë e ta pasqyrojë. Nuk është dhunë fizike apo psikologjike vetëm për të, por për të gjithë familjen dhe fisin e saj. Por, mund të them e bindur, se fatmirësisht në vitet e fundit trafikimi është ulur ndjeshëm.
Meqënëse quhen punëtore seksi, sipas kodit të punës, a përfitojnë pension?
– Jo, ky zanat është i ndaluar në vendin tonë.
Po në vende të tjera, si është?
– Nuk e di se ç’ndodh për pensionet e tyre, por ajo që di është se liberalizimi i prostitucionit nuk eleminon viktimizimin e vajzave në duart e trafikantëve. Ndërsa për realitetin shqiptar, mbështes idenë e dënimeve më të rrepta, jo për punëtoret e seksit, por për ata që e kërkojnë apo e blejnë seksin…
A janë pasuruar, punëtoret e seksit në Shqipëri?
– Jo, nuk mendoj se janë të pasura.
Tutorët e tyre, a janë në gjendje ta blejnë drejtësinë shqiptare, për t’i shpëtuar ndëshkimit të ligjit…?
– Për trafikantët, dënimi është tepër i rëndë, madje edhe punëtoret e seksit dënohen në Shqipëri. Krijimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, bashkërendimi, bashkëpunimi i ngushtë edhe me institucione të tjera ka bërë që numri i traifikimit të zvogëlohet ndjeshëm.
A ka vajza që pa qënë të dashuruara me një burrë martohen veçse për pasurinë e tij, ose kanë qëllim të martohen me një burrë të pasur?
– Çdo vajzë ka dëshirë të ndihet e realizuar edhe materialisht, por vajzat në Shqipëri nuk mendoj se e kanë si qëllim të parë këtë. Për ato krijimi i një familje të shëndoshë, fëmijët, një jetë e lumtur në vatrën familjare, është shumë më i rëndësishëm. Çdo vajzë ëndërron princin me kalin e bardhë, por jo gjithnjë kjo ëndërr bëhet realitet. Dhe në këto raste, edhe viktimizohet.
A mund të quhet prostitutë një grua, që shet votën e saj? Në këtë rast, a mund të thuhet që ajo shet jo vetëm vullnetin, bindjen e saj, por edhe të ardhmen e fëmijëve të saj, dhe e dorëzon Shqipërinë në duart e tutorëve me imunitet?
– Zgjidhja është sipas meje, çdo grua të votojë për kandidatet gra, pavarësisht kodit zgjedhor ‘’të bërë’’nga burrat. Të kemi sa më shumë gra deputete në parlamentin e ardhshëm, sa më shumë gra ministre në kabinetin e qeverisë, sa më shumë gra në poste përfaqësuese, qoftë ekzekutive, drejtuese apo në gjyqësor. Do ta shihni sa shpejt do të ndryshojnë për mirë gjërat.
A mendon se dikush që kapet duke shitur apo blerë votat, pra duke deformuar vullnetin e votuesve, duhet të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda?
– Nuk jam në gjendje ta vlerësoj se si mund të ishte, por nëse shikoj diçka të tillë, absolutisht do ta denoncoj në çast, pa më të voglin hezitim, kushdo qoftë ai/ajo… Aq më shumë që unë jam kandidate vetë dhe dua të filloj këtë rrugëtim e pastër, dhe uroj që çdo qytetar të denoncojë më të voglin dyshim, deformimin e vullnetit të votuesve.

Nga eksperienca personale në konkurset e kësaj ministrie, që quhet e punës, duhet thënë se vetëm e tillë nuk ka qenë, ose më saktë, ka qenë MInistria e Punësimit të militantëve dhe bijve e bijave të titullarëve të ndryshëm, qofshin këta dhe të LSI-së. Si kudo shteti është i kapur nga parazitë dhe mashtrues diplomash.
Të shohim se çfarë do bëjë kjo politikë pas 23 qershorit. A do ndryshojë vallë ky mentalitet provincial, i “përkrahjes së bashkëfashatarit” sepse… “jemi nga një fshat” dhe t’ia fusim këtyre qytetarëve të shkolluar me djersë e jo me diploma të blera. Tashti ka ardhë koha e “më të zotëve” atyre që blejnë vendin e punës 2milion lek (të vjetra), apo në forma këmbimi të tjera, (kur janë femra…). Një paçavure e ashtuquajtur demokratike, që ka në themel të saj luftën kundër çdo VLERE të VËRTETË, jo vetëm PROFESIONALE por edhe NJERËZORE.
Sot INDIVIDUALIZMI konsiderohet VLERA MË E MADHE E këtij SISTEMI. Por harrojmë se bota nuk ka arritur sot në majat e saj vetëm nëpërmjet individualizmit, por pikësëpari nëpërpmjet SOLIDARITETIT NJERËZOR, pa të cilin nuk do ekzistonte as vetë NJERIU dhe as SHOQËRIA NJERËZORE, sidomos shoqëri të tilla kaq të vogla si Shqipëria!
Zonja e LSI-së, thotë që gratë duhet të votojnë gratë si përfaqësuese të tyre në parlament dhe unë jam dakord me të. Por mos harrojmë se çfarë grash duhet të votojmë, gra që ia kanë futur shoqeve të tyre? Apo gra që vërtetë janë përpjekur të ndihmojnë dhe solidarizohen me gratë e tjera që kanë mbi katër vjet pa punë dhe kjo MINISTRIA e ashtuquajtur e PUNËS nuk ka denjuar as të bëjë një statistikë të thjeshtë të të gjitha atyre grave me arsim të lartë që nuk gjejnë dot punë, sepse kuçedra gjoja “demokratike” i kishte zënë vetëm për “PARTIAKET”.
Vallë kështu do të jetë përsëri pas 23 qershorit, do punësohen më parë partiaket e militantet apo do ketë një strategji të qartë për të gjitha gratë pa dallim moshe, profesioni, partie e krahine???
Zoteri apo zonje qe flet per VLERA TE VERTETA APO VLERA NJEREZORE, apo Demokraci mund te me thuash ti personalisht te vetja sa i ke keto vlera??????????? sa demokratik eshte ky koment nga ana juaj????????????
sa paragjykues je ndoshta pa qene pjese e brendshme e asnjeres prej atyre gjerave qe permend…
Mendoj qe cdo gje duhet nisur nga vetja pastaj te kerkosh nga te tjeret po mesa duket…
Zonja ka bere nje interviste ku nuk asnje lidhje me komentin tend…
E dashur Yllka apo Yllkë,
është e vërtetë që komenti im nuk ka lidhje me zonjën e intervistës, pra nuk ke pse shqetësohesh me gjithë këto ??????? që ke vënë.
Zonjës unë i uroj suksese në punë dhe si deputete, por qëllimi im është të tërheq vëmendjen për problemin kryesor që ka sot gruaja shqiptare, atë të PUNËSIMIT me meritë, (që është dhe pyetja e katërt e intervistuesit).
Insinuatat dhe nënkuptimet që shpreh në komentin tënd, mbaji për vete se mua nuk më hyjnë aspak në punë. Thjesht unë po ngre shqetsimin tim qytetar për gjendjen aktuale të politikës shqiptare që me sa di unë, nuk jam as i pari as i fundit që po e kritikoj.
LSI eshte nje nga partite e cila ka ne struktura te saj femra me vlere dhe qe kane nje curriculum per tu pasur zili. I kam degjuar te konventa e LGI emrat e te gjitha grave qe kandidojne dhe jane vertet per tu admiruar dhe padyshim edhe ju Znj. Tyli. Nje deputete si ju ne parlament do te ishte nje ze ne mbrojtje te femijeve por edhe ta grave. Urime ne kete kandidim, pasi duhet vleresuar angazhimi jujaj ne politike por i te gjitha femrave qe guxojne te ndryshojne fytyren e politikes shqiptare e cila ka nevoje per zera te forte por edhe te ndjeshem. Ju uroj shume SUKSESE ne kete gare e cila nuk eshte e lehte, por rendesi ka qe ju guxuat…. URIMEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
Nik kisha nevoj ta lexoj qe te nxejerr mendimin tim. Mu desht vetem titulli “votoni vetem per grate” pa kuptim fare injorante ne mendimin e saj, pse? Gra kane te gjitha partite dhe kjo eshte konfuze ne deklaratat e saj. Imagjinoni kjo mund te jete edhe deputete pas 2 javesh.
titi…. nuk ja vlen te merresh me persona qe vetem ofendojne….. Kur ti qe se ke lexuar intervisten si mund te japesh mendim qe zonja ne fjale eshte konfuze ne idete e saj….??? Po te jesh aq i zgjuar tento edhe ti te hysh ne politike a fushe tjeter e jep kontibutin tend te cmuar me qe ndoshta ti nuk je “konfuz”??????
Ndryshe LSI quhet dhe partia Suedezve,pasi gati te gjithe jane Skraparlli,kane terhequr dhe te afermit prej andej dhe votojne njeri tjetrin,se sa per ate qe fiton 5me 0 nuk voton kush.
gruaja eshte nje force e madhe e shoqerise dhe nuk duhet nenvleftesuar. te LSI kjo tregohet mjaft qarte me forcen qe i jepet. shum artikull interesant dhe me vlere!
Matilda, shembull i mire i nje gruaje profesioniste, me vlera dhe ide qe kontriboun per emancipimin e shoqerise dhe politikes shqiptare
@shqipfoles, ti ke trajtuar 1 teme delikate po mos na e ver re ne “sudezve te LSI”,,,,ne jemi shume te emancipuar duke filluar nga koklopa edhe gruaja e tij ne radhe te pare….mos ja ver re “shoqes Yllka” eshte nen efektin e rakise nga skrapari,,,,,,,,,!!!!!!!!!
Shume te vertet te gjtihe fjalet qe ju kishit permendr znj.Matilda. Ju jeni nje grua e rralle dhe nje profesioniste e vertet. Sa mire do te ishte sikur shoqeria jone te kishte me shume zonja me zgjuarsine, shpirtin dhe vullnetin tuaj per te ndihmuar njerezit ne nevoje. Fitore LSI !! Voto nr 26 !! Votoni grate shqipetare !!!
LSI si gjithmone godet me zgjedhjet e saj per perfaqesuesit si kandidate per deputete ne 23 qershor. znj.Tyli me profesionalizmin e saj do te perfaqesoj denjesisht ne parlamentin e ardhshem te gjtiha grate te cilat perballen me problemet me kritike jo vetem ne rang vendor por edhe global. Fitoreeee !!!!!!!!!
kriteret e vleresimit nuk jane orgjina nga vime apo forca politike qe perfaqesojme sepse keto jane elemente te cdo qytetari. kriteret e vleresimit jane profesionalizmi kontributi i cdo kujt prej nesh ne familje dhe ne shoqeri e mbi te gjitha vizioni i qarte per te ardhmen e nje shoqerie te denje ne nje sistemi te demokracise liberale. ju ftoj te votoni numrin 26, voto LSI , votoni te ardhmen !
Zonja TYLI te uroj suksese dhe fitore ! Sinqerisht kur lexova intrvisten tuaj , u ndjeva e perfaqesuar sepse neser ne parlament do te kemi nje ze e cila do te mbroj te gjitha familjet e perdoruesve te droges , problem teper delikat i shoqeris tone .Kete koment nuk e bej si nje lexuese e intervistes por si nje nene e cila nga mbeshtetja dhe ndihma juaj profesionaliste , larguat djalin tim nga perdorimi i droges. Ju uroj suksese dhe familjarisht do te besojme voten tone ne 23 qershor !!!! FITORE te gjitha zonjave te cilat me profesionalizem do te perfaqesojne zerin tone .
Edhe une te uroje Znj Tyli suksese dhe fitore per te gjitha Grate qe marrin inisiativa te tilla per tu perfaqesuar ne parlamentin e ri.
Perfaqesimi i sa me shume grave ne parlament pavaresishte origjines se tyre, eshte i rendesishem sepse do te perfaqesojne zerin e 50% te grave votuese .
Fitore………. pavaresishte qe je 29 -ta ,ne koleget e tua do ta ndjejme veten te perfaqesuara nga Ju ( vendin e punes nuk e kemi fituar me 2 miljonshin dhe kriterin e te quajturin femer …) por meqenese zotesia nuk triufon, ka indivde qe e mbajne vendin e punes me aftesi profesionale se nuk mund ti fusim te gjithe njerezite ne nje kallep.