“Xhuli, e dëshpëruar për burrë!”

anazapta

Personazhet e futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duket se kanë nisur të kuptojnë se kush vuan për ngrohtësi, e kush vuan për…dashuri. Këto tema i këpusin fare, por në fund të fundit, ç’do bëjnë, 24 orë në 24 aty brenda! Ndonëse kanë kaluar vetëm dy javë që nga fillimi i lojës së “Big Brother”, banorët nuk ia kanë kursyer njëri-tjetrit ironitë, sarkazmat, por as sulmet. Pooo, nami me kunja!  Kështu, marrëdhënia e Julianës me Fatjonin duket se e shqetëson shumë Matildën, e cila është thuajse vazhdimisht duke luftuar për të. Por pavarësisht kësaj, Juliana nuk heq dorë, duke e ngacmuar Fatjonin dhe duke provokuar kështu edhe bashkëshorten e tij, Matildën. Sa i takon këtyre ngacmimeve, Fatjoni thotë që Juliana shikon ëndrra me sy hapur, sepse ajo nuk ka asnjë shans me të. Esida ndërhyn dhe thotë që Juliana i bën ëndrrat realitet dhe menjëherë Juliana ulet afër Fatjonit, duke e provokuar me qëndrimet e saj. Matilda ndërhyn të kuptojë më shumë situatën. E ndërsa Juliana përpiqet të puthë Fatjonin, Matilda shprehet se nuk e kupton dot sesi mund të bjerë një femër kaq poshtë për një mashkull. Ngacmimet dhe provokimet e Julianës vazhdojnë për minuta me radhë, ndërsa banorët inkurajojnë Fatjonin që t’ia varë më shumë asaj. Fatjoni i vendosur i kërkon Julianës të mos e provokojë, pasi ka një lidhje jashtë. Ndonëse banorët e inkurajojnë Fatjonin që të nisë një lidhje me Julianën, pasi kështu do t’i shpëtonte nominimit, Matilda qesh dhe thotë se, “Xhuli vdes për burrë. Nuk kam parë femër kaq të dëshpëruar për burrë sesa ajo”. Çfarë mund të ndodhë tani, pas kësaj deklarate!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *