Një monitorim intensiv i kërkuar nga METE në zonën industriale të ish-kombinatit metalurgjik ka përcaktuar se Elbasani është mbi normat e ndotjes gjatë ditëve të fundjavës kur edhe disa nga kompanitë që veprojnë brenda këtij kombinati, punojnë në kapacitet të plotë.
Matjet e kryera nga 25 marsi 2013 kanë vazhduar deri në 2 prill 2013. Sipas këtij monitorimi, dita kur ndotja është nivelin më të lartë është data 30 mars, pra dita e shtunë. Sipas burimeve të Agjencisë së Mjedisit pikërisht në këtë ditë kompania e prodhimit të çelikut punon me kapacitet të plotë pasi çmimi i energjisë është më i ulët.
Nga monitorimi rezulton se në këtë ditë sasia e lëndës së ngurtë pezull është 151 mlg për m3, ndërsa grimcat e respirueshme PM10 janë 127 mg për m3. Krahasuar me normat shqiptare janë mbi 10 mlg për metërkub dhe me normat evropiane gati dyfish më të larta. Po kështu në nivel të lartë është edhe lënda PM7. Kjo situatë vërehet sidomos në monitorimin Hyrja e Kombinatit Metalurgjik, ura e Kushës.
Zona e dytë më e ndotur mbi normat e BE është Elbasan 2, Prefektura, ku nga matja e bërë pikërisht gjatë ditës së shtunë rezulton se lënda pezull në ajër është 7mlg mbi normat e BE-së, ndërsa sa i përket pluhurit të respirueshëm PM10 edhe në këtë rast ai është lehtësisht mbi normat shqiptare.
Sipas këtij raporti, monitorimi nga matjet aktuale të survejimit rezultojnë përgjithësisht në vlera të grimcave të imta PM10 brenda normës së lejuar në vendin tonë, por mbi ato të lejuara në KE për ajërin në zonat e banuara.
“Uzina e shkrirjes së çelikut ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për kapjen dhe filtrimin e tymrave në procesin e vet teknologjik krahasuar me disa vitet më parë. Sipas personalit të kësaj firme në korrik të vitit 2013 do të përfundojë plotësisht instalimi i sistemit më të ri të kapjes së grimcave që praktikisht do shënojë mbylljen maksimale të mundshme të hapësirës mbi furrën e madhe të shkrirjes së masës. Kjo do të sjellë edhe përmirësim vendimtar në përmbajtjen e grimcat të tymit në ajrin mjedisor rreth këtij aktiviteti.
“Është e domosdoshme që Ministria e Mjedisit të ndjekë sistematikisht me matje të përheëshmë ecurinë e gjendjes së cilësisë së ajrit në zonën pranë ish-KM përmes stacionit të vet monitorues atje. Ky stacion prej disa vitesh është jashtë funksionimit dhe matjet e karakterit survejues si këto të kryera nga ana jonë në këtë fushatë kanë besueshmëri të pamjaftueshme në pikëpamje statistikore”, përfundon raportin e tij Agron Deliu, kimist, toksikolog.
Mbyllja e te gjitha Unzinave te metarlugjikut qe nuk jane ne standarted e lejuara. (kjo eshte si te kerkosh 1 milion dollare borxh se shumica e ketyre uzinave skane as oxhak po kane nje vrime te madhe ku dalin rete e tymit)
Kot qe te flasim nuk kemi shtet po kemi nje band hajdutesh nga veriu qe sduan tja dine qe shkelin mbi kufoma njerzish por shikojne vetem shenja dollari dhe euro.
Te huajt pronaret e ketyre fabrikave dhe uzinave dhe pushtetaret e korrptuar po bejne nje mal me para dhe qytetaret e Elbasanit do mbushin mushkerite e tyre me cancer.
rrofte demokracia e Sali Serb Berisha.
Eshte bere per tia mbathur me te katra nga elbasani, sepse studimet jane bere, jane publikuar dhe deri ne momentin qe une po shruaj kete koment (13.08.2014) asgje s’eshte bere…perkundrazi vlerat e sipermendura jane mese te vjetra sepse ndotja nga me shume se 6 muajsh eshte rritur se tepermi.
-Ne keto momente eshte darke dhe jashte qyteti eshte mbuluar me ajer mbytes,
-ne mengjes perseri ndjehet ndjeshem ndotja ne ajer,
-ajri pothajse arrin te pastrohet gjate drekes,
-dhe duke u rindotur nga ora 18:00.
Eshte e frikshme te mendosh ‘qe po jeton ketu’ duke ditur vlerat tronditese te semurjes se njerezve nga kanceri ne mushkeri….
”shpresoj qe te merren masa sa me shpejt” eshte ajo cka dua te them sepse eshte bere e veshtire te ngresh zerin edhe ne internet sepse fundja ku ishte lajmi me i fundit qe mund te gjeja (po…i vitit 2013)…. eshte me te vertete per te ardhur keq…