Qeveria italiane ka njoftuar dje se do të kërkojë një votëbesim në Parlament për ligjin e ri elektoral, që në rast se merr mbështetjen do të rezultojë një fitore për reformën e ndërmarrë nga kryeministri Matteo Renzi. Sipas tij me këtë hap do të reduktohen bllokadat politike, pasi nga zgjedhjet do të prodhohet një fitues i qartë. Njoftimi nxiti irritimin e shumë prej opozitarëve në Parlamentin italian, të cilët akuzojnë Renzin për kapjen e pushtetit me ligjin e planifikuar
