Matteo Renzi sot në Tiranë. Ja axhenda

Bledar Lumani

Kryeministri italian, Matteo Renzi vjen sot në Tiranë për një vizitë disa orë ku do të ketë takime me drejtuesit më të lartë shtetërorë.

Vizita e Kryeministrit italian nis rreth orës 13:00 dhe në axhendë parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati e më pas edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Policia e kryeqytetit ka marrë edhe masat e nevojshme për vizitën e kryeministrit Italian në Tiranë.

Nga ora 12:00-14:00 do të bllokohet qarkullimi në aksin Rinasi-Rruga e Durrësit, Sheshi Shqiponja dhe për gjatë gjithë ditës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Axhenda e vizitës së kryeministrit italian

Në ora 13.35 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë.

Në orën 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.

Në orën 14.45 konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.

Në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

Në orën 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Share This Article
6 Comments
    • Dada,
      Desha te te them se Italia eshte per momentin keq per vete dhe ka nje borxh publik prej mbi 2.357 miljarde Euro ndersa neve kemi nje borxh poblik prej 9 miljard Euro. Mendoj se Renzi dhe Edi jane te dy reformatore dhe shpresojme qe te nxjerrin Italin dhe Shqiperine nga kriza.
      Me habit fakti qe Renzi nuk do te takoje shefin e opoizites, Bashen.

      Gezuar vitin e ri.

      • “plaku” te dy jane siç thot beppe grillo kartoni animati qe nuk kane hallate te vendosin vet per fatet e popujeve te tyre, eshte financa qe u jep urdhra dhe ata thjeshte i zbatojne ashtu siç beri edhe para tij mario monti. Italia eshte katandisur vend i botes se tret njelloj si shqiperia, e kane len te shesi domate dhe vaj ulliri…Ky karton eshte mire per klloun cirku te pakten do na bente per te qeshur!

  • do vije te beje lojra por ne deme te vendit dhe njekosishte politikate shqiptare ne interesa personale ate e vuane populli …………..niset me loje dhe behet e kunderta e lojes per te komanduare italianet kapitalet se politikate e lojes tek shqiptaret si papunsija dhe blogata me esperience politike ladi ………..duhet vete populli ata qe punojne te derin nje pagese tevogel takse qe te finacohet bangate sikur 5000leke te vjetra ne gjermani paguhet sparkasa 200euro ne muaje dhe pelote menyra te tjera ladi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *