Matthaus: Pep, Bayerni nuk është Barcelonë

anazapta

Ish-kapiteni i Bayern Munich, Lothar Matthaus, ka thënë se humbja e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve është si rezultat i përpjekjeve të Pep Guardiolas që ta bëjë skuadrën gjermane që të luajë si Barcelona.

Real Madridi i shkeli bavarezët në ndeshjen kthyese gjysmëfinale në Allianz Arena, me rezultat 4-0, ndërsa strategu spanjoll ka marrë kritika të shumta për taktikat e tij.

Stili ‘tiki-taka’ i 43-vjeçarit rezultoi i suksesshëm gjatë kohës kur ai ishte trajner i Blaugranëve, por Matthaus ia ka bërë të qartë se Bayerni nuk mund të luajë si katalunasit.

“Nuk mund t’i bësh lojtarët të luajnë në stilin katalunas këtu. Nuk mund të presësh që Bayerni të luajë si Barca”, ka thënë ish-futbollisti bavarez për AC.

Ai ka shtuar se edhe ndryshimet e shumta që ka bërë trajneri në skuadër i kanë kushtuar me mosefikasitet.

Ndryshe, ditë më parë, Guardiola deklaroi se përkundër kritikave ai do të vazhdojë me filozofinë e tij të lojës. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *