Matthaus thumbon Guardiolën: Mourinho është më i mirë

redaktor

Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus mendon se trajneri i Chelseat, Jose Mourinho është përpara trajnerit bavarez, Pep Guardiola.

Mathaus është përfshirë në debatin se kush është trajneri më i mirë, Pep apo Mourinho. Legjenda gjermane ka zgjedhur teknikun portugez.

“Për mua, Guardiola nuk është trajner më i mirë në botë. Unë preferoj Mourinhon, sepse ai është më transparent dhe më i drejtpërdrejtë”, ka thënë Matthaus.

Megjithatë, Matthaus ka lavdëruar ish-trajnerin e Barcelonës. Matthaus është i bindur se Guardiola në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Allianz Arena”-raporton telegrafi.

“Nuk ka asnjë dyshim se ai është një menaxher i madh. Unë respektoj shumë atë, sepse si ka fituar shumë gjëra në futboll, por mendoj se ai duhet të jetë më i qartë. Unë mendoj se ai do të largohet në fund të sezonit”, ka theksuar Matthaus.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *