“Juventus ishte një zgjedhje e natyrshme, nuk kam patur kurrë dyshime. Për mua është një sfidë ambicioze”. Është pikërisht me këto fjalë që Blaise Matuidi prezantohet para tifozëve bardhezinj. Blerja e fundit në radhë në këtë merkato verore në kampin juventin debutoi me fanellën e tij të re në ndeshjen e të shtunës kundër Cagliari, por ende nuk ishte prezantuar zyrtarisht dhe publikisht.
“E njoh skuadrën prej kohësh, Juventus është një klub i madh, e mësuar të ecë përpara në Champions League dhe të fitojë kampionatin në Itali. Për mua në një mënyrë ishte natyrale të vija këtu, ka patur futbollistë të mëdhenj që kanë veshur këtë fanellë. Për mua është një nder, një kënaqësi e madhe dhe jam i lumtur. Nuk kam patur kurrë as dyshimin më të vogël, është një sfidë ambicioze”, deklaroi Matuidi.
Në moshën 30-vjeçare, dhe pas një karriere të luajtur në Ligue 1 franceze, Matuidi është i gatshëm për një sfidë të re, tashmë në Seria A. “Seria A është shumë konkuruese, me skuadra shumë të mirë dhe një kampionat shumë të zhvilluar nga pikëpamja taktike. Më takon mua të përshtatem, kam patur mundësinë të përmirësohem në karrierë dhe kjo do të më ndihmojë në ambientim. Juventus është mësuar të fitojë, edhe unë gjithashtu, dua gjithmonë të fitoj”, vijoi mesfushori francez.
Asnjë pendesë për faktin që u largua nga Parisi në këtë verë kur te klubi parizien u transferua Neymar, dhe shumë shpejtë mund të mbërrijë edhe ylli francez i Monaco, Mbappe. “Nuk jam i zhgënjyer për lamtumirën me PSG. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që jam te Juventus.
Ishte një zgjedhje e natyrshme, pas shumë vitesh te një klub ishte e vështirë të ndryshoja, por të mbaj veshur këtë fanellë është një nder dhe jo të gjithë kanë këtë mundësi që do të kërkoj ta shfrytëzoj. A jam këtu për të fituar Champions?
Ne jemi pjesë e grupit të skuadrave që mund të luftojnë deri në fund, por ka shumë faktorë dhe vetëm një skuadër fiton. Në dy sezonet e fundit, Juve ka arritur në finale, duke bërë një punë të rëndësishme. Pastaj, nga e thëna në të bërë… Nuk duhet të harrojmë Seria A, që është buka jonë e përditshme”, u shpreh ish-futbollisti i PSG.

Mire e ke ti edhe Juve me shirita te zi e ka uniformen si surrati yt.