Matura 2016, si të aplikoni për të fituar në Universitet, ja udhëzimet

Elton Tafaruci

Rregullat e reja të pranimeve sipas ligjit të ri për arsimin e lartë kanë ndryshuar edhe procedurën se si do të aplikojnë maturantët në universitete.

Thuajse të gjithë kanë plotë­ suar Formularin A1, duke zgjedhur lëndët me zgjedhje që do të japin provim gjatë muajit qershor, por nuk dinë se çfarë do të bëhet më tej me fatin e tyre.

Të gjithë procedurën dhe afatet e aplikimeve i sqaron drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Rezana Vrapi. Edhe këtë vit, rruga e pranimeve do të kalojë përmes AKP­së, e jo Qendrës së Shërbimeve Arsimore, siç parashikon ligji.

Por deri në daljen e udhë­ zimeve nga Ministria e Arsimit, kjo agjenci do të luajë rolin e saj si në vitet e kaluara. Me reformën universitare, Matura Shtetërore nuk do të jetë më me funksionin e saj të dyfishtë, por do të jetë vetëm dalëse, apo për diplomimin e maturantëve.

Prej muajsh është thënë që nuk do të ketë Formular A2 si vitet e kaluara, por ende nuk ka asnjë udhëzim se ku do të drejtohen maturantët. Drejtoresha bën me dije se një dokument i ngjashëm me A2 që do të quhet “Formulari i Aplikimit” do t’u ofrohet maturantëve të rij e të vjetër për të aplikuar në universitete.

“Në sistemin e AKP­së janë regjistruar të gjithë maturantët që do të jenë pjesë e Maturës Shtetërore, njëkohësisht të gjithë aplikantët mbetës të viteve të kaluara. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet e arsimit të lartë duhet të aplikojnë online në sistemin e AKP­së përmes ‘Formularit të Aplikimit’”, sqaron Vrapi.

Formulari që këtë vit plotësohet për herë të parë do të ketë të njëjtin numër preferencash. “Secili nga maturantët do të shfaqë dëshirën e vet në 10 programe dhe në momentin e caktuar këto do t’i bëhen të ditura secilit universitet. Do të ishte mirë që më parë të gjitha universitetet të kenë pasqyruar saktë e qartë në faqet e tyre kriteret e reja të pranimeve”.

Përpara se maturantët të vendosin, do të ishte mirë konsultimi me secilën nga këto faqe për t’u informuar paraprakisht mbi programet e studimit për të parë përputhshmërinë e asaj çfarë ata pretendojnë dhe asaj çfarë përmbushin për një program të caktuar.

Për këtë maturantët duhet të mendojnë që tani, pasi menjëherë pas provimeve të maturës, në fundin e muajit korrik ata duhet të kenë zgjedhur preferencat e tyre, të cilat do t’i hedhin në formular në javën e parë të gushtit. Në fund të procesit, të gjitha institucionet e arsimit të lartë do të njihen me aplikimet për të kryer më pas përzgjedhjen e më të mirëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *