Matura 2020/ Ministria e Arsimit publikon datat, 4 provime brenda 10 ditëve

Ornela

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar datat e provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2019-2020.

Provimet do të nisin në datë 8 qershor me atë të gjuhës shqipe për t’u mbyllur në datë 18 qershor.

Gjuhë e huaj në datë 8 qershor

Gjuhë Shqipe në 11 qershor

Matematika në 15 qershor

Provimi me Zgjedhje në 18 qershor

Sipas MASR provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Matura Shtetërore e këtij viti vjen me rregulla më të ashpra se asnjëherë tjetër. Bllokuesi i valëve, që prej vitesh vihej në çdo mjedis provimi, nuk është parashikuar në rregullore. Thjesht, maturantët nuk do të kenë celular fare me vete. Kushdo që shkel rregullin, penalizohet nga pjesëmarrja në provim.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *