Matura, ndryshime në mbikëqyrjen e provimeve

redaktor

Maturantët kopjacë do mbahen larg fakultetit

Matura shtetërore do t’i nënshtrohet ndryshimeve thelbësore. Duke qetësuar maturantët se këto ndryshime do të jenë graduale dhe jo në dëm të tyre, autoritetet e arsimit bëjnë me dije se për maturën e vitit të ri shkollor (2014), ndryshimet do të ndalen kryesisht në procesin e ndreqjes së administrimit dhe mbikëqyrjes së provimeve. Kjo në mënyrë që konkurrenca ndërmjet notave “të mira” të fituara në rrethe dhe atyre në kryeqytet, të mos jetë në raporte të dyshimta (sikundër ka ndodhur deri më sot). Ky fakt është vënë në dukje edhe nga drejtuesit e fakulteteve, të cilët kanë theksuar se maturantët e shpallur fitues vijnë kryesisht nga rrethet. Mesatarja e lartë e maturës i bën ata që të fitojnë universitetin, ndërkohë që kur nisin studimet gjatë vitit të parë rezultojnë mbetës në shumë lëndë. Krahas mbikëqyrjes më të rreptë të zhvillimit të provimeve në proces diskutimi është edhe mundësia e shtimit të provimeve të detyruara. Përfshirja e gjuhës së huaj si provim i detyruar (krahas matematikës, letërsisë dhe dy lëndëve me zgjedhje) është ende në proces diskutimi. Ndonëse në udhëzimin zyrtar të nisjes së vitit të ri shkollor 2013-2014, është përcaktuar se numri i provimeve që do jepen në maturën e 2014-ës, do të mbërrijë në 5 provime, ky proces është ende në diskutim. Brenda një harku të shkurtër kohor, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të detajojë edhe planin konkret të detajuar nga grupi i ekspertëve që aktualisht po studion skemën e maturës, dhe ndryshimet që duhet të pësojë. Kjo në mënyrë që në universitet të shkojnë maturantët që kanë formimin e duhur, e jo ata që në një ditë falë “kopjimit” marrin nota të mira në provime.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *