Matura/ Për arsye sigurie provimet do zhvillohen në korridore

Ornela

Këtë vit, provimet nuk do bëhen nëpër klasa. Ministria e Arsimit ka vendosur që provimet të bëhen në korridoret e shkollave apo palestra, për arsye sigurie ose e thënë ndryshe për të penguar kopjimin.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë rreth 40 mijë maturantë, që do testohen në 4 provime të detyruara të maturës shtetërore.

Sipas ministrisë së Arsimit, testimi i maturantëve në ambiente të mbyllura si koridoret do të bëhet për arsye sigurie, pra për të eliminuar mundësinë e kopjimit.

Udhëzimi i ministrisë së Arsimit ndodhet tanimë në të gjitha shkollat ndërsa institucionet arsimore janë duke përgatitur të gjitha pajisjet e nevojshme por edhe planimetritë sipas korridoreve që kanë shkollat përkatëse.

Datat e provimeve të Maturës

Gjuhë e huaj 4 qershor

Gjuhë shqipe dhe letërsi 8 qershor

Matematikë 13 qershor

Provimet me zgjedhje 20 qershor

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *