Me shpalljen e notave të marra në provimet me zgjedhje, si dhe zyrtarizimin e kuotave të pranimeve në çdo fakultet publik për vitin e ri akademik, maturantët mund të përllogarisin vetë rezultatin final të pikëve që arrijnë për degët në të cilat duan të vijojnë studimet e larta. Sikundër ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, maturantët duhet të listojnë në formularin A2, 10 degët në rend zbritës duke nisur nga më e preferuara, deri tek ajo më pak e preferuara. Duke pasur notat e provimeve me zgjedhje dhe atyre të detyruara, si dhe llojet e koeficienteve të shkollave të mesme e atyre të degëve universitare, maturantët mund të përcaktojnë vetë nivelin e pikëve dhe degët në të cilat kanë më shumë shanse për të qenë fitues.
Kjo llogaritje bazohet në formulën tradicionale të Maturës Shtetërore (D1 +D2 + M) x KSH + Z1 x F1 + Z2 x F2] x100. KSH është koeficienti i shkollës së mesme, F1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe F2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje, D1 e D2 janë notat e provimeve të detyruara, Z1 e Z2 notat e lëndëve me zgjedhje dhe M është mesatarja e shkollës së mesme. Pas nxjerrjes së këtij rezultati mund të bëhet një përllogaritje e afërt mbi probabilitetin për t’u shpallur fitues në secilën prej degëve që maturanti kërkon të ndjekë.
Procesi i llogaritjes së rezultatit final për listimin e fituesve përbëhet në masën 80 për qind nga provimet e maturës, dhe pjesa e mbetur do t’i përkasë notës mesatare të arritur nga nxënësi në tre apo katër vitet e shkollës së mesme. Në vijim të shkrimit do të gjeni të publikuara edhe listën me pikët e fituesit të fundit të pranuar në secilin nga programet universitare gjatë vitit të shkuar.
Sipas vendimit të miratuar në Qeveri dy javë më parë pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë bëhet nëpërmjet parimit meritë – preferencë dhe kryhet në dy raunde (me dy formularët A2 dhe A3). Shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga universitetet publike bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati.
Raundi i parë (aplikimi me formularin A2) zhvillohet në dy faza: regjistrimi online dhe dorëzimi i dokumentacionit shtesë pranë institucioneve të arsimit të lartë publik ku janë shpallur fitues. Kuotat, që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas mbylljes së regjistrimeve të fazës së parë, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.
Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin rin pjesë të gjithë maturantët apo kandidatët etjerë që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të: “fituesve të preferencës së parë të cilët janë regjistruar në këtë programstudimi, kandidatëve të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit online dhe që rezulto jnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar.
po une qe kam mar kater te provimet me zgjedhje vete dot ne shkoll te lart?
pooooooosi dhe te japin degen me te mire…
po dhe ti mund te vazhdosh shkolle te larte nqs i kap piket…edhe nqs ti merr 4 kjo note shumezohet me koeficentin e deges ku do vazhdosh 🙂
4 eshte mbetese,nuk ploteson dot A2.
po ca bohet kshu mo po ulni pak piket se do ngelemi pa shkolle
duhet ti japesh perseri ne vjeshte provimet ne te cilet ke ngelur pra qe ke marre 4 , qe te shkosh ne shkolle te larte , paraprakisht duhet ti kishe dhene ne fillim te shtatorit so duhet ta provosh vitin tjeter tani.
yhhahaha patjeter
aty mbau ismailo
a m ms ja fusni pordhess ..fizika me kater mij pik -.- edhe puna sociale me pese mije pike a m mos ja qr tani ….
pale pale cesht ky diskriminim ndermjet qyteteve.. te shkosh ne vlore tre mije pike ke mbaru per presedinte aa ka lezet -.- n tr sdel dot i cop agronomi se ka pese mije pik -.- ms ja QRRRRR uaaaaaaaaaaaaaaaa aa sa bukur aaa na cat .i.
o motra po fiziken jo tgjith jan ngjendje ta vazhdojn se esht e veshtir 😉 ndersa aty ku ka m shum fluks ato ngren piket q jo tgjith ti kapin kuotat 😉 logjika n pun e dashur 😀
tani keto kane te bejne me maturen 2014 ??
po pra per ke matur jane keto?
po pra per ke mature jane keto ?
per ke mature jane keto?
une zgjodha pskologjin dhe gjuletersin sepse jane lendet e mia me te preferuare ketoishin lenda ime zgjedhse
Mund te me japesh info mbi psikologjin ne lidhje me kriteret
a jane te sakta keto pike x secilen dege perkatese? ju ltl prgj
keto jan per vitin e kaluar
keto jane piket e fituesit te fundit?
po lendet me zgjedhje me sa shumezohen sipas formules?….ne baze te cfr merret koeficienti ?
ej ju lutem po un qe kam 3 .765 pike a me dej naj dege ne durres ju lutem
po ne qofte se ke marre nota kaluese ne provimet a te lejohet te futesh per aktrim tek artet
Mundesh pasi tek artet eshte me konkurrim jo me mesatare.
keni ndonje informacion cfare do behet me arkitekturen do behet me konkurs apo do konkurohet sic behet per cdo dege tjt? ? http://goo.gl/O2hWCi
pse nuk i ngrene me shume piket se edhe katunaret,injorantet me 4 duan shkolle po te shkojne njeheere ne kopesht te mesojne shkronjat dhe numrat pastaj te shkojne ne shkolle
Na jepni piket e degeve te sakta .dhe nqs kane dal te tjera dege na thoni se boll u lodhem me provimet ne sdo merremi te presim dhe kto akoma.
eshte e sig q keto jn piket e sakta per ne universitet ?
mund tme tregoje kush pak psh. kto piket per te shkuar ne tiran per x dege e zemm nje qe ka 5000 pike kto pik jan per nje student qe shkon ne shkolle me pik Max apo ulen pak me min ?
behen provimet ne menyr ekstreme…nota me e lart 6-shta dhe kta rrisinn piket
me falni un dua qe te vazhdoj studimet me universitetin e sporteve te tiranes si mund te veproj gjate plotsimit te formularit???
po sikur mos ti hedhim 10 deget e caktuara a penalizohemi
te sakta jane keto piket ? O.o
PFF ASNJE DEGE QENKA KOT KJO PUN
Po piket per kte vit a jan t publikuara ku mund ti gjej???
kush
na cat rakun
po une qe kam 7000 pike a kap ndonje dege
n provimet e lirimit km marr 5 n matematik 7 n letersi dhe dy 6 n lendet me zgjedhje dhe mesatarja ime ishte 6…si ka mundesi qe piket e mia ishin 512.32(kaq pike do t thot rreth 500)
nuk kam besim te vetja edhe keto qe mesoj i hrroj nga emocionet
un e humb besimin te vetja kam shum frik ne orovime
Na e kane futur me verte bukur kte vit edhe nuk e kam iden si do dalim do ngelim pa shkolle me duket
A mund te me informoj ndonjeri . Jam nga koala deshiroj te studioj matematike informatike .sa jane gjasat qe un te pranohem ?
vetem 50 pike me duhen per degen qe dua :((((((
kjo eshte lista e pikeve qe duhen per kete vit apo fituesit e vitit te kaluar ?
Sa te larta piket per ne tr
ju lutem a mund te me thoni se cfar behet me degen e arkitektures sepse te dhenat ne net nk jan shum te sakta.
Po piket e universitetit Te Sarandes
me falni por per universitetin e Durresit. aty thot ne kllapa peshkopi, domethen duhet te shkoj ne peshkopi per shkollen apo do te behet te gjitha ne durres?
un dua degen e kimis.
flm
sa eshte koeficenti ne universitetin e sporteve?
Kto piket nuk perputhen me piket qe ka publiku akp-ja … Nga Jan marre desha te pyesja se po I krahasoj ndermjet tyre dhe keto Pike Jane me te favorshme….??? 8/
Sa jan pikete pere menaqim shalqiri??
Po un qe dua te vazhdoj per kineozologji ? ka ne sshqiperi se nuk po e gjeja dot ne list ?
mesoni te dashur “student” sepse vetem keshtu mund t’ja dilni mbane…..mjafton vetem pak vullnet……….? !
ne shqiperi cdo gje e ka emrin korrupsion. mbushja xhepin zyshave qe te ruan ne provim dhe del i pari. ndersa ai qe ka mesuar cdo vit i dalin trute dhe kalon n stres. kjo esht e madhja jone shqiperi. w th f .
Prsh , nqs km mesatare 7.5 sa pike mund te kapesh afersisht ?