Matura shtetërore nuk po prodhon më studentë cilësore. Drejtuesit e fakulteteve publike ngrenë shqetësimin se gjatë viteve të fundit cilësia e studentëve të përzgjedhur përmes Maturës Shtetërore po lë shumë për të dëshiruar. Në këto kushte shfaqet e domosdoshme rishikimi i kritereve mbi të cilat duhet bërë vlerësimi i maturantëve që duhet të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet e larta në publik.
Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj, shprehet se tashmë kemi mbërritur në kushtet kur nevojitet një ndryshim i Maturës Shtetërore, si e vetmja rrugë për të përmirësuar cilësinë e studentëve që do të vijojnë studimet e larta. Sipas tij, për të përzgjedhur maturantët më të mirë, duhet t’i jepet më shumë rëndësi mesatares së shkollës së mesme. Përzgjedhja e studentëve përmes maturës shtetërore ka shfaqur mangësi të shumta, pasi nxënësit duke u përqendruar vetëm në lëndët e provimeve me zgjedhje (të cilat janë vendimtare për renditjen e fituesve në universitete ), kanë lënë mënjanë lëndët e tjera. Mangësi, të cilat bëhen pengesë serioze gjatë vitit të parë të studimeve në fakultet. Të njëjtin shqetësim pak më herë e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë, sipas të cilëve më shumë se gjysma e studentëve të rinj që pranohen çdo vit rezultojnë mbetës në lëndët bazë si: fizika, kimia dhe biologjia, çka dëshmon për nivel të dobët, që vjen kryesisht nga studentët e rretheve. Ndërkohë që këta të fundit zënë pjesën dërrmuese të fituesve që pranohen në Fakultetin e Mjekësisë përmes maturës shtetërore. “Për sa u përket rezultateve në lëndët bazë, që janë kimia, fizika dhe biologjia, ngelin 50 deri në 60 për qind e studentëve në vitin e parë. Matura shihet si një proces tepër i shpërndarë lidhur me mënyrën e testimit të nxënësve. Duhet të gjenden mënyra më të efektshme kontrolli për t’i pasur më të legjitimuara këto rezultate”, kanë pohuar më herët ekspertët e Fakultetit të Mjekësisë, teksa kjo problematikë raportohet të jetë prezente edhe në fakultetet e tjera publike.
Propozimet si duhet të ndryshojë Matura Shtetërore
Rrokaj konfirmon se cilësia e studentëve që janë akomoduar në auditorët publike nuk është në nivelet e duhura, ndaj duhen bërë ndryshime të menjëhershme në kriteret e përzgjedhjes. Rivlerësimi i mesatares së shkollës së mesme shihet si një mundësi e mirë për të rritur cilësinë e pranimeve të reja në universitete. “E para, t’i kushtohen mbi 50 pikë mesatares së shkollës së mesme në mënyrë që ne ta detyrojmë nxënësin t’i mësojë të gjitha lëndët që i shërbejnë atij për formim, dhe jo vetëm 4 lëndët që janë në provimet e maturës. E dyta, ta orientojmë me një sasi tjetër pikësh në funksion të degës që ai zgjedh, të grup-lëndëve që lidhen me degën që ai zgjedh dhe mund të bëhet vetëm një provim për degën që ai kërkon”, bën të ditur dekani Shezai Rrokaj. Më tej Rrokaj shton se ndryshimet duhet të ecin njëkohësisht edhe me përmirësimin e kurrikulës mësimore. Për këtë nevojitet edhe rishikimi i reformës së altertekstit. “Ndërhyrja me programe e kurrikula mësimore, sidomos për shkencat ekzakte. Por nga pikëpamja teknologjike dhe për shkenca humane të vendeve të zhvilluara që janë rrotull nesh”, shton dekani Rrokaj.
Nxitja e arsimit profesional
Nxitja e zhvillimit të arsimit profesional, sipas akademikëve do t’u vijë në ndihmë të gjithë kandidatëve që me rezultatet e tyre nuk do kapërcejnë dot pragun e fituesve që pranohen në universitetet publike të vendit në çdo fillim viti akademik. Për të realizuar këtë sipas tyre duhet të punohet edhe më shumë që të rikthehet vëmendja drejt zhvillimit të arsimit profesional, dhe të largohen mite të tilla që universiteti është në çdo rast zgjidhja e vetme dhe më e mira e mundshme për të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme. Një pjesë e mirë e këtyre nxënësve duhet të orientohen drejt degëve të tilla të arsimit profesional, për të cilat tregu i punës ka shumë nevojë, por që në të vërtetë janë lënë paksa në harresë. Konkretisht bëhet fjalë për degë të tilla si mekanikët, hidraulikët, inxhinierët, rrobaqepësitë e kuzhinierët.
Mua me ngelen ne Matematike … Jam per ne vjeshte. Po do deshiroja qe Ministri i Arsimit dhe insitucioni perkates te hetojne ne provimet mbetese. Ne provimin tim une kam shkruajtur dicka , dhe dyshoj shume se kane nderhyre per te me ngelur , nga keta te shkolles se mesme , sepse kam patur debate te ashpra me drejtorine e shkolles sime , si dhe si shenje hakmarrje nuk kam dhene rryshfet shume mesuesve te cilet kane bere shume presion gjate viteve te kryerjes se shkolles se mesme. Presionet nuk kane qene direkte por indirekte si : Nuk kane shpjeguar mesim , ose shpjegojne ne menyre shume konfuzive … me se shumti benin gallata me ca injorant ne klase … ka plot e per plot. Dhe sot keta njerez kur i shikoj rruges nenqeshin. Edhe gjate zhvillimit te provimeve te matures me se shumti ne ate klase ku kryem provimet e matures i ndihmova une.
une nuk jam ankuar sepse lidhjet midis ketyre njerzve jane kudo . . . me vjen keq qe mua me dogjen shkollen dhe te ardhmen sepse nuk u kam dhene rryshfet mesuesxhinjeve . . . Une mezi sa zoterova kredite te larta … Hodha Anglisht gjuhe te huaj e pare 10 kredite dhe Mekanike 8 kredite … gjithsej 18 . I vetmi ne shkolle qe mora kredite te larta. Sepse notat , mesataret e lendeve te shkolles se mesme i kam 5 dhe 6 … sepse me ate note me vleresonin mesuesxhinjt e shkolles sime. Per mua dy njerez me bejne te urrej ne ket bote : Plotikanet qe te lene pa buke dhe mesuesit qe te lene pa dituri … dy krimet qe nuk i harroj. Me se shumti familjaret me thone pse slexoje librat , e te shikoje do kishin mish e thua keta profesorat … Por se dine prinderit qe textet e shkollave edhe Anjshtajni sdo ti kish kuptuar kurre po te ishte gjalle …
Tekstet dhe rishikimi i programeve jane faktore, qe ndihmojne cilesine, por nuk mjaftojne. Ka mjaft mangesi ne formimin e mesuesve, sidomos ne fshat.Mesimedhenia e shkencave te natyres eshte ne krize. Pas vitit 90 ne keto dege kane shkuar studentet me te dobet. Krejt e kunderta me para vitit 90. Sado qe te bejme permiresime ne maturen shteterore, zgjidhje veshtire te arrihen, sepse ai qe nuk arrin piket e duhura per nje dege te caktuar, qe e desheron, rregjistrohet pa asnje pengese po ne ate dege ne universitetet jo publike. Kjo edhe per mjekesine, farmacine, per dentistet. Gje qe nuk duhet te ndodhte kurre. Ne keto dege, une mendos se ne universitetet jo publike, mund te rregjistrohen vetem ata qe kane fituar, por qe zgjedhin te mos vazhdojne studimet ne universitetin publik. Vajza e nje miku tim, para disa vitesh u rendit e katerta ne shkalle vendi sa i takon farmacise, por ai e rriti kerkesen, duke e derguar ate ne universitet, ne nje vend perendimor. Gjate ketyre viteve ne vendin tone, me qindra jane diplomuar per farmaci, ne universitetin publik dhe jo publik. Ne cfare ndryshojne diplomat e tyre me te atyre qe po diplomen jashte vendit. Ne asgje. Kjo nuk eshte e drejte, sepse se paku tre faktore jane esencialisht me perpara; Tradita e universiteteve ne perendim, ne mjaft raste disa shekullore, niveli i pedagogeve, i kurrikulave i teksteve dhe i bazes laboratorike, niveli shume i larte i kerkeses, ndaj pergatitjes se studenteve e shoqeruar me transparence te vazhdueshme shume te plote.