Matura Shtetërore 2016 – Sot nis aplikimi i formularëve A1 dhe A1Z

Herion Mesi

Të gjithë maturantët kanë 15 ditë kohë për të plotësuar formularët A1 dhe A1Z. Aplikimet të cilat nisin nga dita e sotme bëhen në portalin qeveritar e-albania dhe do të zgjasin 15 ditë, deri në 30 mars 2016.

Aplikimi për provimet e Maturës Shtetërore me formularët A1/A1Z fillon në Portalin Qeveritar e-albania dhe përfundon në portalin e Maturës Shtetërore online.

Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Formulari A1Z plotësohet online vetëm nga kandidati, i cili është individi që ka mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe ka detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore. Formulari A1Z plotësohet në shkollën ku ka kryer arsimin e mesëm të lartë. /H. M/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *