Rezultatet e sivjetshme të maturës shtetërore nxorën në pah mangësitë në sistemin arsimor, sidomos atë privat. Rasti më ekstrem është ai i një shkolle private në Durrës, maturantët e të cilës kanë dalë të gjithë ngelës në provimin e maturës shtetërore. Siç raporton Vizion Plus, në shkollën që ironikisht mban emrin “Talenti”, të 284 maturantet e kësaj shkolle, disa të ditës dhe pjesa tjetër me korrespodencë, nuk kane arritur të kalojnë në provimin e matematikës.
Të shokuar nga ky rezultat me 100 % mbetës, krerë të Ministrisë së Arsimit deklarojnë rishikimin e licencave të shkollave private dhe veçanërisht atyre me korrespodencë. Drejtuesit e kësaj shkolle private me sistem dite dhe korrespodence nuk kanë preferuar të komentojnë këto rezultate. Ky institucion arsimor me cikle studimi nga niveli parashkollor deri tek arsimi i lartë, ka gjashtë vite që funksionon. Vendosja për herë të parë e pragut të pikëve para provimit të maturës, nxori në pah jo cilësinë e dobët të diplomave kryesisht në shkollat private, por dhe nivelin e mësuesve.

shume mire. Ti jepet fund kesaj rrumpalle ne aresim. E njejta veprimtari duhet kryer dhe ne provimet ne shollat e larta
Keni dhe nje gjimnaz ne Kamez qe quhet “Hillary Clinton”…..
Shikoni dhe rrezultatet e kesaj shkolle Shpellaro-perëndimorësh……
po kto jan me i pais me diplloma kta analfabetet e politikanave se duda jan si baballart e tyre
Ministria te publokje sa me pare rezultatet e te gjitha shkollave te mesme ne maturen shteterore dhe ne provimet me zgjedhje. Prinderit te orjentohen ku ti dergojne femijet e tyre per te mesuar.
Po te kete provim per ato qe marrin diplome ne universitetet e sotme, me 100% ju garantoj qe ngelim me shume ne provim se ne shkollen e mesme