Matura Shtetërore/ Me sa pikë u ul kuota minimale për çdo notë në testin e matematikës

Ornela

Rezultatet e provimit të matematikës së maturës shtetërore kanë dalë pas një ndryshimi në mënyrën e vlerësimit.

Pas protestave të maturantëve, Ministria e Arsimit vendosi të ulë pikët që duheshin për çdo notë, duke ndikuar kështu dhe uljen e nxënësve mbetës.

Ulja e kuotes ndryshoi me 5%. Nga 25% që parashikohej në rregulloren e maturës si pragu i kalueshmërisë është ulur në 20%.

Për çdo notë u ulën 3 pikë. Nëse më parë, për të marrë notën 5 duheshin 15 pikë, pragu u ul në 12. Njësoj edhe për notën 10, nga 60 pikë maksimale, notën 10 e kanë marr me 3 pikë më pak, pra 57 pikë.

1820 teza janë vlerësuar me notën dhjetë, 4 prej të cilave 10 absolute. Ndërsa 3000 të tjerë nuk kanë arritur të marrin as 12 pikë, duke ngelur në këtë provim. Ata do të mund t’i nënshtrohet sërish këtij testimi në vjeshtë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *