Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se maturantët që janë shpallur fitues në raundin e parë do të mund të regjistrohen nga data 13 shtator.
Ajo siguroi maturantët e tjerë se nuk do të mbeten pa ndjekur studimet, duke shtuar se maturantët e raundit të dytë mund të dalin sërish në 10 degë fitues.
Procesi është transparent, tha ministrja, duke shtuar se më të mirët kanë të drejtë të zgjedhin.
Nikolla: Ankimimet janë shqyrtuar nga institucionet e arsimit të lartë në vend dhe maturantët kanë marrë përgjigje. Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë me të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend. Besoj që është rasti për të treguar me impaktin e parë të këtij procesi të parë se si autonomia institucionale është vënë në funksion.
Të dashur maturantë, gjithçka do të vijojë në bazë të udhëzimi nr. 13. Pra, ju fituesit e raundit të parë do të fillojnë regjistrimet në degën që ju preferoni në datën 13 shtator. Raundi i parë mundësoi që më të mirë të zgjedhin të parët. Pa dyshim, edhe për të gjithë të tjerët mundësoi një pamje reale, të qartë për ta bërë meritën dhe preferencën tuaj fituese.
Ju keni sërish në dispozicion 10 preferenca, dhe pa dyshim mund të jenë edhe 10 preferenca të reja, pranë edhe 10 mundësi të reja pasi keni gjithçka të qartë fal transparencës së raundit të parë. Më të mirët e raundit të dytë mund të ndodhë që të fitojnë sërish edhe 10 degë studimi. Dhe vetëm pasi ata të zgjedhin degën ku preferojnë të studiojnë, janë universitetet ato që përmes spostimit të vijës së kuqe do të plotësojnë kuotat.

Ka pabarazi. Ne raundin e pare studentet kane te drejte te zgjedhin 10 dege. Ata qe vendosin se ne cilen nga 10 deget e zgjedhura do te studjoje student, kane mundesi:
te arte per
1. te bere korrupsion, duke mare lek per te te dhene te drejten ne nje dege me te mire nga ato te dhjetat qe ka zgjedhur studenti.
2. Edhe pa korrupsion, ata qe caktojne degen vendosin per ata studente qe i njohin, qe jane te partise, qe te studjojne ne degen me te mire nga ato te dhjeta qe ka zgjedhur studenti.
3. Per ata studente qe nuk paguajne apo nuk jane te partise apo nuk kane miq,do te zbatohet parimi ” te studjojme per atje ku ka mevoje atdheu” dhe do t’ju jepet e drejta e studimit ne degen me pak te pelqyer nga dhjete deget e zgjedhura.
4. Sistemi apo rregulli per te zgjedhur 10 dege eshte bere per ndarje selektive te te drejtave per te studiuar ne degen qe pelqen studenti. Me e drejte dhe me e mire do te ishte qe studentet te zgjidhnin vetem 1 ose e shumta dy dege>