Dy persona mbetën të plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mesditën e sotme në rajonin e Shkodrës.
Policia lokale bëri me dije se ngjarja ndodhi kur një mjet i madh tip Maune ka përplasur një motor të vogël. Përplasja u regjistruar në vendin e quajtur kryqëzimi i lagjes Guerile.
Policia sqaron se mauneja i ka ndërprerë rrugën mjetit të vogël. Për pasojë, janë plagosur rëndë shtetasit me iniciale P.G, 37-vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, si dhe shtetasja me iniciale M.K, 30-vjeçe, banues në fshatin Bardhaj.
Policia thotë se të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet me grup hetimor. /Dita/
