Mavraj dhe Lila: Ndaj Francës, rezultat historik

Dita

 Rezultati pozitiv, por mbi të gjitha loja e një niveli shumë të lartë në miqësoren me Francën i japin më shumë vetëbesim përfaqësueses kuqezi që objektivi për t’u kualifikuar në Euro 2016 të mos mbetet thjesht një ëndërr. Një nga protagonistët kryesore të sfidës së Rennes ishte Mërgim Mavraj, i cili realizoi golin e dytë me kombëtaren në karrierë, finalizim që sipas tij do të kishte marrë shumë më tepër rëndësi nëse do t’i jepte pikë Shqipërisë.

“Kam shënuar dy gola me kombëtaren në të dy rastet në miqësore, por do të më pëlqente që golat e mi t’i jepnin pikë Shqipërisë. Kemi zhvilluar një ndeshje me nivel të lartë ndaj një skuadre të madhe siç është Franca. Golin tim ia dedikoj prindërve të mi, që kanë sakrifikuar shumë që unë të bëhet ky që jam sot”, tha protagonisti i miqësores Mërgim Mavraj.

Për Andi Lilën, barazimi me një kombëtare të madhe siç Franca është rezultat i sakrificës dhe dëshirës së gjithë futbollistëve kuqezi për të dhënë maksimumin për përfaqësuesen. “Zhvilluam një lojë shumë të mirë ndaj një skuadre të fortë, duke treguar se mund të përballemi me çdo kundërshtar. Ishte një barazim historik, sepse treguam nivel të lartë ndaj një skuadre që na kishte mundur gjithmonë. Të gjithë lojtarët luajtën me zemër duke dhënë maksimumin në fushë”, theksoi Andi Lila.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *