Kapiteni i Greuther Furthit, Mërgim Mavraj, është i kënaqur me skuadrën e tij që ka arritur të fitojë tri pikë në tri ndeshjet e fundit. Mbrojtësi kosovar thotë se Furthi, me pak fat do t’i fitonte pikët e plota ndaj Eintraht Frankfurtit, ku doli barazim 1-1. “Ne mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Kemi shtatë pikë, tri pikë nga tri ndeshjet e fundit, nuk është keq. Por, ne duhet të fillojmë të fitojmë sa më shumë”, shprehet mbrojtësi kuqezi.