Mavraj largohet nga Aris, firmos për Inglostadt

Ornela

Me një njoftim në rrjetin social Insagram, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj njoftoi largimin e tij nga skuadra greke Aris dhe destinacionin e radhës, Inglostadt në gjermani.

Kapiteni i kuqezinjve vendosi të shkojë në një skuadër të Bundesligës së dytë gjermane që rrezikon madje të bjerë nga kategoria.

Vendimi me gjasë ka ardhur pasi ai nuk e ka ndjerë veten mirë në skuadrën e Selanikut. Ka raportime se Mavraj ka qenë i pakënaqur në skuadrën e Arisit, pasi nuk është vlerësuar si lojtar dhe si njeri.

Vendimi për anulimin e kontratës duket se ka ardhur me marrëveshje me klubin pasi edhe nga ana e palës greke ka patur një qëllim për ta larguar futbollistin.

Mavraj tashmë do t’i bashkohet ekipit të tij të ri në fazën përgatitore që po zhvillohet në Spanjë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *