Mavraj pret me padurim përgatitjet e “Euro 2016”

Elton Tafaruci

Me mbylljen e Bundesligës, lojtarët kanë filluar të mendojnë për kampionatin Europian. Kur duhen edhe 26 ditë nga fillimi i kompeticionit “ethet” sa vijnë e shtohen. Këtë gjë e shfaq më së miri edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, që përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kërkon të ndajë ndjesitë e tij.

“Edhe një javë dhe fillojnë përgatitjet. Po i pres me padurim” – ka shkruar 29-vjeçari në profilin e tij.

Mavraj konsiderohet një lojtar i rëndësishëm si në Kombëtaren Kuqezi ashtu edhe te klubi i tij, Koln edhe pse ka qëndruar për disa muaj jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi.

Share This Article
1 Comment
  • Sa fytyre simpatike !! Po me ke luan ky “bukurosh” , me Meken , apo me Arabine Saudite ? E kam pare qe ngre bythen perpjete kur falet ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *