Mavraj siguron qëndrimin në Bundesligë me Këlnin

redaktor

Këlni, ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares sonë Mërgim Mavraj, ka festuar qëndrimin në Bundesligën 1, pasi dje mundi thellë 4-1 në fushën  tij Darmshtadin.

Dy herë Antoni Modeste dhe dy herë të tjera Marsel Rize i kanë dhënë fitoren e thellë Këlnit, ndërkohë që sa për statistikë ka qenë goli i shënuar nga Gondorf për Darmshtadin.

Në takimin  e djeshëm titullar ka qenë dhe mbrojtësi kuqezi Mërgim Mavraj, i cili ka festuar bashkë me ekipin e tij qëndrimin edhe për një sezon tjetër mes më të mirëve të Gjermanisë. Mavraj ka bërë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje dhe ka luajtur me minutazh të plotë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *