Maxhoranca do të votojë pa opozitën, ja ç’pritet sot në Kuvend

Dita

Kuvendi do të votojë sot Aktin Normativ, që përcakton edhe shpërblimin në fund të vitit prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Në funksion të paketës së solidaritetit, qeveria ka përcaktuar në buxhet shumën prej 3.3 miliardë lekësh.

Akti Normativ do të miratohet vetëm nga maxhoranca, pasi opozita nuk do të jetë sot në Kuvend.

Në rendin e ditës janë dhe dy projektligje të mbartura nga sesioni i kaluar, siç është ai për Shkollën e Magjistraturës dhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.

Për këto dy projektligje kërkohen votat e opozitës, pasi nevojiten të paktën 84 vota.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *