May: Dorëhiqem nga posti me kusht që Brexit të miratohet në PE

Leda Hysa

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqjen, në mënyrë që plani i saj për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian të miratohet në Parlamentin Evropian.

“Neve na duhet ta miratojmë marrëveshjen dhe të përfundojmë Brexitin”, u ka thënë May ligjvënësve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.

“Unë jam e gatshme të largohem nga kjo pozitë më herët se që kam synuar, në mënyrë që të bëj çfarë është e drejtë për shtetin tonë”, është cituar të ketë thënë ajo.

Ndër të tjera May tha:

“U kërkoj të gjithëve në këtë dhomë që të mbështesin marrëveshjen e të kryejmë kështu detyrën tonë historike, të zbatojmë vendimin e popullit britanik dhe të largohemi të qetë nga BE”.

Ligjvënësit britanikë do të votojnë të mërkurën tetë mundësi për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që t’i japin fund bllokadës së krijuar në Parlamentin britanik për këtë çështje, transmeton Reuters.

Votimet, e ashtuquajtura treguese do të mbahen për një varg mundësish si: Brexit pa marrëveshje më 12 prill, krijimi i një tregu të përbashkët, marrëveshje për doganat, dhe plan për votim publik të marrëveshjes për Brexit.

Rezultati i votimit do të bëhet publik në orët e vona të së mërkurës, ka thënë kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow.

Deputetët britanikë kanë votuar të martën për të marrë përsipër kontrollin e procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja ndërsa 48 për qind e kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Kjo e ka siguruar jeten, si luli me bianata trade, pare sa dush, hajt shnet bye bye politike. Rrofte rusia

  • VK. Zonja May e zbatoi me perpikmeri lojen dhe urdherat qe ju caktuan. Brexit ishte thjesht nje loje, qe ne te ardhmen, mos ti shkoje mendja me askujt nga shtetet e BE-se qe te kerkoje ndarje nga BE. Kur deshtoi Anglia, nuk ka shans qe te kene sukses te tjeret. Eshte psikologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *