Ashtu si ish-kryeministri Cameron, edhe kryeministrja May kërkoi votim publik pa ia kërkuar askush, për të përjetuar një bumerang spektakolar për karrierën e tyre politike.
Në kushtet kur pas zgjedhjeve asnjë parti politike nuk ka shumicën për krijimin e qeverisë, pa koalicion me partnerët e tjerë të vegjël, mbetet të shihet se si do të operojnë konservatorët, të cilët me deputetë nga Irlanda e Veriut mund të krijojnë në teori një qeveri.
Ciladoqoftë rruga për të krijuar shumicën, ku të drejtën për të formuar qeverinë e kanë konservatorët e kryeministres si partia më e madhe në Parlament, çdo qeveri e dalë dukshëm nuk do ketë atë mandat që shtyu kryeministren të thërrasë zgjedhjet e parakohshme.
Çdo qeveri e re britanike do të jetë shumë e dobët në negociatat e ardhshme për Brexit me Bashkimin Evropian, të cilat pritet të fillojnë pas 11 ditësh. Teorikisht, edhe laburistët mund të jenë partia që mund të kërkojnë krijimin e kabinetit të ri në koalicion me aleatë të tjerë në Parlament.
Nëse një opsion i tillë do të realizohet, kjo mbetet të shihet. Gjithsesi, çdo qeveri këtej e tutje do të duhet të mendohet mirë dhe pritet të kalojë nëpër vështirësi akoma më të mëdha sesa në Parlamentin e kaluar për të aprovuar çdo marrëveshje të Londrës me Brukselin për Brexit që mbetet e një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen politike dhe ekonomike të ishullit.
Ashtu si me rezultatin e referendumit për Brexit, edhe me këto zgjedhje të parakohshme, votuesit britanikë duket se po e shndërrojnë në sport kombëtar, paparashikueshmërinë elektorale.

mreteresha do jete duke j’a fut ca fendra…. dhe jo pordhe se s’i ben dot… per qef po te vete, tereza shkon t’i mare mandatin, per formimin e qeverrise……
tani, per qendrime ndaj monarkive, s’duhet te kete me censure, ose klishe, kur dhe “krishtin” vete, e parodizojne, deri dhe, mender “kastro zizo”,.me canin . monarkiete ne ditet e sotme, jane karikatura, per intelektin njerezor . por qenka e vertete; se kush nuk njeh sado pak, doktrinen marksiste mbi gjidhesine dhe shoqerine, eshte qorr “metafizik”, ose…”bageti e bujqesi”, siç thoshin dikur..