May-Putin, takimi më i shëmtuar në histori?!

Elena Tase

Takim i akullt ai mes Theresa May dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Osaka.

Shtrëngimi i duarve mes të dyve, ndoshta ishte më i shëmtuari takim në histori.

Marrdheniet mes dy liderëve kanë qënë të pezmatuara që prej helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës se tij Yulia  në territorin britanik.

Duke folur përpara takimit, May tha se “ajo që ndodhi në qytetin e Wiltshire ishte “një akt i neveritshëm dhe i papërgjegjshëm” dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Fakti që çifti ra dakord të takohej në samitin e G20, shihet si një shkrirje e raporteve të ngrira, por mënyra se si Theresa May takoi Presidentin rus, dukej më shumë si një “funeral”.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *