May “rrëzohet” sërish, refuzohet për herë të tretë marrëveshja për Brexit

Leda Hysa

 

Deputetët e Britanisë së Madhe e kanë refuzuar përsëri marrëveshjen e kryeministres May për largim e vendit nga Bashkimi Evropian, pavarësisht premtimit të saj se ajo do të japë dorëheqje në rast se marrëveshja dështon.

Marrëveshjen e përkrahën 286 deputetë, ndërsa e kundërshtuan 344 të tjerë. Dështimi i kalimit të marrëveshjes ndodhi pasi laburistët nuk treguan vullnet për ta ndryshuar qëndrimin e tyre dhe për shkak të mungesës së përkrahjes nga dhjetë deputetët e Unionit Demokratik.

May kishte kërkuar vazhdimisht mbështetje nga deputetët e Partisë Laburiste.

“Kur kambana të bjerë pas pak çastesh, secili nga ne duhet të shikojë në zemër për të vendosur për atë që është e duhur për vendin tonë” – tha ajo para deputetëve.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, e akuzoi kryeministren May për paraqitjen e një marrëveshjeje gjysmë të “pjekur”, të cilën laburistët nuk mund ta mbështesin.

Procesi i votimit u mbajt pikërisht në ditën që më parë ishte planifikuar për largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ka nje gje thelbesore qe nuk sqarohet ketu ne kete njoftim.
    Rrezohet dalja e Britanise nga BE me marrveshje POR tani kjo i hap rrugen daljes se Britanise nga BE pa marrveshje.

  • Kjo May qenka ma keq se Basha.Rricne e vertet qe nuk bindet.Me kete qendrim prej rricnejet i jep te drejt Bashes te mos terhiqet nga fodulleku i protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *