“Mayweather vs McGregor”, sa do të përfitojnë dy boksierët nga kjo ndeshje

Gazeta Dita

Sot pas mesnate në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, do të zhvillohet dueli i madh i boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, një përballje e konsideruar si “sfida më e madhe e historisë së sporteve luftarake”.

Përballë njëri-tjetrit do të jenë boksieri i pamposhtur Floyd Mayweather (49 fitore e asnjë humbje) dhe ikona e UFC-së, Conor McGregor, i vetmi që ka fituar dy tituj kampion bote në artet marciale mikse.

Kjo sfidë ndryshe quhet dhe “Money fight” (ndeshja e parave) pasi të dy boksierët do të fitojnë miliona nga kjo ndeshje.

Floyd Mayweather ka të siguruar fitimin prej 100 milionë dollarësh nga dueli i sotëm ndërsa për irlandezin fitimi është i ulët në krahasim me amerikanin.

Sipas të përditshmesn britanike “Thë Mirror” sportisti i arteve marciale mikse do të çojë në shtëpi të paktën 30 milionë dollarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *