Komisioni i Çështjeve Sociale duhet të niste sot në orën 13:00 të mesditës diskutimin mbi projektligjin për arsimin e lartë dhe të kërkimit shkencor, por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi ka qenë mungesa e anëtarëve të PDsë në komision që ka shkaktuar dështimin e mbledhjes së sotme.
Sipas nen kryetares se komisionit Klodiana Spahiu, deputetët socialistë kanë pritur 30 minuta, aq sa është edhe minutazhi i përcaktuar, kolegët demokratë, por këta të fundit kanë ardhur me vonesë.
Mes tyre ka qenë edhe përfaqësuesi i LSI-së në këtë komision Petrit Vasili, i cili ka mbërritur me vonesë në mbledhjen e cila kishte “përfunduar” për shkak të largimit të kolegëve socialistë vetëm dy minuta më herët se ata të vinin në Kuvend. Ligji për Arsimin e Lartë ka përfshirë në debate PS-në dhe LSI-në.
Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale Albana Vokshi dha një deklaratë për mediat ku ka theksuar se po përgatitet një skenar dhe mazhoranca po tenton ta miratojë me shpejtësi këtë ligj. “Nuk është çudi që nesër ta shohim në rend dite se po tentojnë ta miratojnë me shpejtësi. Ngjarja sot skenar i pergatitur nga pozita. Duhet terespektojne rregullat. Komisioni yne per dhenie mendimi. Nuk mund te dergohet ne parlament pa marre mendimin tone per nje ligj me rendesi ku perfshin sherbimet spitalore dhe QSUT”, tha Vokshi.

Pabesia juaj nuk ka te mbaruar,me ju ne krye ,o Vokshi. Ta kesh harram kete mbiemer qe mban! Deri dje je mburrur e betuar per gjakun e ASIM vOKSHIT,SOT E KE SHKELUR ME KEMBE……. C’fare te presesh nga ty,bishti i Saliut…….pervec tradheti?