Ministri për Cështjet Vendore, Bledi Çuçi, thotë se mazhoranca ka gati ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ligjin e pushtetit vendor, por po pret rikthimin e opozitës në Parlament për nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.
Duke folur për ABC News, ai ka thënë ndërkohë se mazhoranca është e gatshme t’i lërë opozitës kryesimin e KQZ-së, por kërkon rivendosjen e balancave.
Duket se pas këtij pohimi, Lefterie Luzi do konfirmohet në krye të institucioneve.
Drejtuesve të bashkive që do të nisin punën shtatorin e ardhshëm, ministri për Cështjet Vendore u premton se do të kenë gati një ligj të ri.
Me ekspertët e USAID-it, Çuçi ka nisur punën për një strategji decentralizimi për 10 vitet e ardhshme.
