Mazhoranca nuk tërhiqet nga ngritja e Byrosë së Hetimit

Bledar Lumani

Mazhoranca duket se do t’i shkojë deri në fund ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht ka qenë Spartak Braho që e ka paralajmëruar këtë gjë dhe më pas edhe vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai ka thënë se Byroja e Hetimit do të ngrihet, por për këtë do të merren masa që të amendohet ligji.

Askush nga ne përfaqësuesit e qeverisë apo maxhorancës nuk I ka lejuar edhe në rastet kur ato janë përtej parashikemeve tona gjithsesi Byroja Kombëtare e hetimit është një institucion që do të ngrihet. Ne presim zbardhjen reflektimin e sugjerimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet amendimit të ligjit apo akteve nënligjore për të arritur plotësimin e standardeve ligjore sipas vendimit që do të zbardhet.

Byroja është një institucion mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jemi shumë të vendosur të ngremë një institucion efektiv që janë objekt të byrosë kombëtare të hetimit dhe jemi në angazhim me Byronë Federale të hetimit për konsolidimin e çdo hapi apo procedurave për byronë nga struktura, organizimi dhe kriteret deri tek funksionimi e veprimtaria htimore.

Ky është partneritet që garanton standard më të larta me qëllim shembjen e murit të pandëshkueshmërisë si korrupsioni në nivele të larta dhe vepra penale të lidhura me të dhe krimi i organziuar.

Në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtesue do respektojmë sugjerimet dhe do marrim masat për të nisur nga puna bashkë me Byronë Federale të hetimit”, ka thënë Tahiri gjatë një deklarate për shtyp.

Share This Article
9 Comments
  • I Lumte qeveris se Rilindjes dhe Ministrit trim Saimir Tahirit qe po perpiqen ta ngrenè Byron Kombètare tè Hetimit, propozim i berè nga FBI Qeveris Berisha qysh ne dhjetor tè 1996, qè shpjegonte qartè dhe thjeshtè se si do zbulohej dhe luftohej korrupsioni dhe kriminaliteti…..
    Kriminelet dhe hajdutet né pushtet nuk qen tè interesuar per ketègjè, vodhen “Firmat piramidale “ qe s’qen Piramida dhe u moren me Protokollin 6, (si kerkesè tè Evropès) ku e keqinterpretuan per interesa tè tyre kriminale dhe hoqen denimin me vdekje per kriminelèt…., ku Populli e kerkon!
    Ai Popull nuk do jetoj i qetè dhe ne paqe pa vendosur Drejtèsi, duke ndeshkura Krimin dhe Korrupsionin! Nga ky moment do filloj Shteti dhe Demokracia! Mit’hat Fagu

  • Byroja e Hetimit, eshte nje domosdoshmeri qe duhet ngritur urgjent, per vete faktin, se saliu me te vetet e dine, qe mosndeshkimi i krimit, eshte deshtim i Rilindjes, qe premtoi se do te ndeshkoje krimin dhe kriminelet.
    Ketu interesat e salehut, puqen me interesat e ligjzbatuesve, qe te mos ndeshkohen, por qe temos ndeshkohen, keta ligjzbatues, duhet te pengojne sa te munden, reformat ne drejtesi dhe institucionet qe mazhoranca kerkon te ngreje, institucione qe smund te kontrollohen, nga te korruptuarit e salehut.
    Alarmi per blindimin e roleve kushtetuese, Edi Rama e ka ngritur para zgjedhjeve te 2013-tes, se qershorit dhe tashme ne shohim se jane pikerisht, presidenti, gjykata kushtetuese, gjykata e larte dhe gjykata e apelit, qe hedhin poshte, cdo denoncim serioz, kunder krimit dhe korrupsionit.
    Te mbyllesh nje akuze, per procedure, si rasti i Xhin Xhonit, ose malokshe gjin gjonit, eshte nje skandal qe i lejon gjinit te pastroje 2 miljon euro, oa i futur duart ne lavatrice.
    Nje mundesi eshte permbysja e numrave ne gjykaten kushtetuese, duke shtuar numrin e gjykatesve.

  • Byroja e hetimit duhet te ngrihet me urgjence.Vendoseni ne krye te puneve Tuaja te perditeshme dhe mos lejoni qe te pengoje asnjeri. Ne qofte se doni te ktheni shpresen te Shqiptaret e ndershem dhe te keni perseri besimin e tyre beheni sa me shpejte qe tq mundni. Te gjithe e dim se do te keni shume pengesa perpara,sepse do te behet lufte per ekzistence,por per juve do te jete gur prove per premtimet e bera para popullit.

  • O njerez a e kuptoni sa e rezikshme eshte ngritja e byros (politike)te hetimit,e cila perqendron ne dore te Edvin ajdutit nje force maramendse,imagjinoni nje psiqik pervers sic eshte ai se cfare munde te beje,kjo strukture eshte e njejte me ate te ish sigurimit te shtetit,por vetem ka nderruar emrin.Perse nuk e kundeshtuan kushtetuesen keto derra kur hodhi poshte ligjin e “:Lustracionit”apo u interesonte,ndersa tani do gjejne forma e metoda ta ri ngrene ate.Me demek edhe prokurorin edhe gjyqtarin edhe policin,kjo pra eshte byroja e hetimit,mos gezojme shume neve te mjeret,se ajo byro nuk do kete asgje me ujqerit me mantel,por me fakir fukarenjte(sic ishte rasti i stuhise elektrike).Sepse ne themel ekziston nje marveshje kriminale e fshehte qe here pase here bene rrotacione politike ne favor te njerit apo te tjetrit duke mbytur cdo force te trete(sidomos te pavarurit qe i kane futur vete)Duhet ti gezoemi instuticionve te pavaruara, qe jane themel i demokracise.(imagjinoni fuqin e kesaj byroje,kur dy drejtuesit kryesor marin vendime ne efektin e narkotikve????).E thashe me pare,kjo vlene edhe per ate qeveri qe do vije me pase gjithmon mbase marveshjes(ne mos qofte ajo e Ramiz Alise)

  • Byroja e hetimit eshte e jashteligjshme. Perderisa ekziston nje organ shteteror qe ka kete detyre.
    Duke e pare se e mbeshtet Baba Taku kjo mban ere mafie dhe shantazh njesoj si e famshmja “cante e zeze”. Nje minister i brendshem qe nuk respekton vendimin e Gjykates Kushtetuese ben shkelje te rregullave te shtetit.
    Qeveria nuk mund te marre kompetencat e prokurorise me keto sajesa qesharake. Ne kete rast vendimi i Gjykates Kushtetuese ka qene mese i drejte e ne perputhje me ligjet ne fuqi.

    • Byroja e hetimit, do te fuse ne pranga shefin tend, ti mos u merzit, se po te jesh i paster, do te dalesh edhe ti i fituar, se do te shikosh me syte tuaj, cfare shefi jot ka vjedhur, a po te jesh i zhytur bashke me shefin, atehere duhet vertet te friksohesh, se sdo te gjeni vere ku te futeni.

      • Po ku merr vesh ti o qyfyr nga ligji dhe e drejta. Ti e shumta merresh me qyfyre bulevardi se aq ta thote. Militantet e verber pa tru e pa arsye jane rreziku me i madh i demokracise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *