Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Z.Adrian, ju përgëzoj për artikullin e shkruar në kohën dhe vendin e duhur. Ne që shkruajmë nuk kemi mundësi më shumë, veçse të japim ndonjë mendim si dhe të derdhim lot trishtimi për 4 viktimat e pafajshme dhe mllef të paepur për shkaktarët e këtyre viktimave që e kanë emrin Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Mazhoranca po vonon dhe kam mendimin se kjo ngjarje e trishtueshme do kalojë si gjithë të tjerat, si Shkodra, Gërdeci, Xhindi, Trebicka, R.Hoxha, S.Olldashi etj. Pse? Se protesta e 21 janarit u quajt e kokëpalarëve, ku personazhi dihet se kush…. dhe luan të gjitha fijet e pushtetit si kandari i farmacisë duke mbajtur asin nën mëngë.
