Mazhoranca në komisionin e Ligjeve ka rrëzuar projektligjin e propozuar nga opozita për Komisionet hetimore. Përmes ndryshimeve të kërkuara, demokratët kërkonin heqjen e mundësisë së bllokimit të punës së komisioneve nga mazhoranca.
Ky propozim i demokratëve ishte dhe një nga tre kushtet e tyre për të rivendosur marrëdhënie normale me parlamentin.Para votimit, mbledhja u shoqërua me debate mes palëve.
Ndryshimet në ligjin ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’, synojnë heqjen e mundësisë së bllokimit të punës së komisioneve nga mazhoranca.
Ndryshimet në ligjin ‘për dekriminalizimin’ lidhen me rastet kur deputetët, të cilët arrestohen në flagrancë për vrasje apo tentativë vrasje, të pezullohen nga aktiviteti i parlamentit, deri në dhënien e një vendimi nga gjykata.
Me pjesëmarrjen e saj në komisionin e Ligjeve, opozita thyu kështu bojkotin disajavor që i ka bërë veprimtarisë së Kuvendit.

Lereni opziten te lire , kur te doje te vije kur te doje te ikij , se si me te dhe pa te njesoj do te shkojne gjerat. Lereni fundja deri sa ta humbase dhe kete emer fare aty nga qershori 2017. U pa puna, do presim kohen tani.