Mazhoranca shkarkon sekretarin e Këshillit të Qarkut dhe 2 drejtorë të Rrugëve

redaktor

Këshilli i Qarkut të Korçës u mblodh dje për të shkarkuar sekretarin aktual, Bledar Demçe dhe emëruar një tjetër figurë, por këtë herë që i përket mazhorancës.

Në mbledhje merrnin pjesë 37 anëtarë të Këshillit nga radhët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, 36 prej të cilëve votuan pro shkarkimit të Demçes, ndërsa 1 prej tyre abstenoi.

Ra në sy mungesa e këshilltarëve të opozitës së djathtë. Ndërsa po brenda kësja mbledhjeje u propozua nga e majta dhe votua me 36 vota si sekretar i ri, Bledi Çomo. Gjithashtu Këshilli ka shkarkuar dje edhe Kryesinë, mes të cilëve edhe Zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili mban një detyrë të re prej shtatorit të vitit të kaluar.

Anëtarët e rinj të kryesisë janë votëbesuar nga i gjithë Këshilli i Qarkut të Korçës, duke marrë 37 vota. Në përbërje të Kryesisë së re të Këshillit të Qarkut do të jenë; Sotiraq Filo, Petrit Kupe, Ali Laho, Roland Cane, Gëzim Topçiu, Ylli Musaka dhe Theodhor Bregu. Por nuk munguan edhe masat ndaj drejtorëve në disa sektorë. Këshilli i Qarkut të Korçës ka vendosur të shkarkojë edhe drejtorët e Rrugëve Rurale në Korçë e Pogradec. Shkarkimet e drejtorit të Rrugëve Rurale të Korçës, Nevion Kodrasi dhe atij të Pogradecit, Nexhmi Dokollari, janë bërë me motivacionin për “shkelje në punë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *