Mazhoranca të mos bëjë sehir

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Zgjatja e kokës së gjarprit në Presidencë! Ky president është emëruar nga një njeri i inkriminuar si S.Berisha. Tani i strukur në folenë e tij SHQUP, por kokën e ka si zgjatim në Presidencë që vazhdon të hedhë helm duke paralizuar punën e mazhorancës aktuale. Propozimi i B.N për guvernator të Bankës së Shqipërisë është një atentat i ri në vazhdën e atentateve që i bëhen Bankës së Shqipërisë në vitin 2014. Mbas vitit 91, Banka e Shqipërisë vazhdimisht është bërë objekt vjedhjesh, abuzimesh duke futur duart në thesar vetë punonjësit e saj, 15 gushti 2014, ishte vjedhja më e madhe ordinere, ku akuzoi veten vetëm një, A.Bitraj! 15 vjet më parë në Krrabë u vodh në përmasa të mëdha, 350 kg flori monedha ari, shteti kriminal i kohës i llogariti si peshë kallëpi… Në atë rast u akuzuan disa fshatarë dhe një ushtarak, që u “helmua” e mbaroi jeta e tij pa deponuar në komisionin parlamentar i ngritur për këtë ngjarje të rëndë, që u shua si kashta! Kjo tregon se ekziston një lidhje e grupit brenda bankës që funksionon si mekanizëm preciz kriminal. Vidhet thesari me skenarë të përsëritur dhe asnjëherë nuk gjendet për t’u kthyer malli te i zoti (B.SH). Kjo ka dëmtuar rëndë autoritetin, imazhin e reputacionin e Bankës së Shqipërisë. Loja e presidentit për zgjedhjen sërish të guvernatorit të ri është pjesë e vazhdës së grabitjes kriminale, për të groposur një herë e përgjithmonë djersën e gjakun e shqiptarëve. E.Rama, mazhoranca të mos bëjë sehir, por të zgjedhë guvernatorin e ri, të hetojë gjetjen e thesarit të vjedhur, kthimit në Bankë, këputjen e unazës së krimit në Bankë. D.Vla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *