PS-LSI: Të mos humbasim më kohë për Reformën

Elton Tafaruci

Takimi i nisur në orën 10:00 i njësisë së koordinimit të koalicionit qeverisës përfundoi rreth orës 11:50 minuta.

Dy krerët e koalicionit preferuan të largohen pa dhënë asnjë prononcim ndërsa në një deklaratë për median dy krerët e grupeve, ai i LSI-së Petrit Vasili dhe ai i PS-së Gramoz Ruçi thanë se fokusi i takimit ishte reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore.

Gramoz Ruçi: Maxhoranca është e gatshme me të gjithë kapacitetet e saj. Të fitojmë kohën e humbur për reformën në drejtësi me qëllim që dita e votimit të jetë sa më shpejt.

Petrit Vasili: Të mos humbasim kohë as me takticizëm politik të opozitës.

Pyetjes: A u sheshuan mosmarrëveshjet e koalicionit?

Ruçi iu përgjigj: Tryeza funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithëse jashtë nesh mund të kërkojnë divergjenca nuk ka.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së “Çështja e Dibrës, pas videoskandalit me ish kryebashkiakun Shukri Xhelili, nuk ka qenë objekt diskutimi”/ORANEWS

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *