Partia Socialiste ka bërë një kthesë në lidhje me reformën në drejtësi, duke tërhequr draftin paraprak të propozuar prej saj çka solli edhe bojkotimin e mbledhjes së grupit të punës nga ana e ekspertëve demokratë.
Sipas News 24, ekspertët e mazhorancës dhe të opozitës do të rifillojnë punën duke u bazuar tek rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Me këtë vendim të mazhorancë, rihapen negociatat midis opozitës dhe partive në pushtet.
Thelbi i diskutimeve ka të bëjë me rolin e ministrit të drejtësisë dhe mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve që do të drejtojnë apo do të jenë pjesë e institucioneve të reja që do të krijohen.
Pika më e fortë kundërshtuese e opozitës ka të bëjë me votimin e 84 votave në Kuvend, vota të cilat mazhoranca i ka aktualisht.
“Prokurori i Përgjithshëm emërohet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh sipas një procedure transparente dhe publike dhe bazuar në merita dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar, të cilët gëzojnë reputacion të lartë.
Nëse Kuvendi nuk emëron Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm parashikohet me ligj”, thuhet në draftin e ekspertëve të nivelit të lartë.
Edhe pse Venecia nuk e konsideronte domosdoshmëri ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla, komisioni i qëndron variantit që prokurori të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e prokurorit të ri brenda dy muajsh nga konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. /Dita/

Shume mire , me ne fund diçka pozitive .
Le ta bejne me fillimisht me shumice kuahtetuese. Nese nuk realizohet dakortesia brenda nje periudhe te per aktuar e te shkurter kohore athere te kalohet ne zgjedhje me 3/5, pra njesoj si per presidentin. Tung
keta politikanet po nuk qene te zotet per keto reforma ti drejtohen popullit dhe ai te vendose me referendum si e ka gjith bota demokratike
DRAFTET SI TE POZITES DHE TE OPOZITES JANE JOKUSHTETUESE PASI PO TI SHIKOSH MIRE MBROJNE INTERESA TE CAKTUARA TE POLITIKANEVE SHQIPTARE QE NESER IKIN ME PARATE E INVESTUARA JASHTE DHE ME FAMILJET E TYRE ….MJERE POPULLI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Keto sjane gje tjeter vecse arithmetik dhe biznes banditesh. Vetem REFERENDUMI mund te zgjidhe problemin e shqiptareve te lodhur nga politika e KRIMIT dhe KORUPSIONIT.