Pak ditë më parë Zef Mazi, ish-ambasador i Shqipërisë pranë OSBE dhe në Britaninë e Madhe botoi një intervistë ku preku disa nga temat e nxehta të momentit.
Zoti Mazi analizonte në atë intervistë situatën e re në politikën bërthamore të Irani, të krijuar pasi Teherani dhe Uashingtoni hynë në një krizë të re. Sot jepen përgjigje dhe ide të reja mbi këtë temë therëse të aktualitetit ndërkombëtar.
Para disa javësh ju mora një intervistë për Iranin. Ka pasur interes nga lexues, edhe për të ditur dicka më shumë. Ju përmendët dy fabrika të pasurimit të uranit në Natanz e Fordoë. Flitet se pasurimi mund të bëhet edhe në pika të tjera, ndoshta sekrete. Si është kjo punë?
Në zbatim të çdo Marrëveshje Gjithëpërfshirëse për Garancitë, shtetet e IAEA-së deklarojnë zyrtarisht pikat ku ata kanë apo kryejnë veprimtari bërthamore. Pikat e deklaruara zyrtarisht inspektohen nga Agjensia Bërthamore. Zbatimi i marrëveshjes bërthamore të JCPOA e uli ndjeshëm punën në fabrikat e pasurimit të uranit, që ishin dhe janë zyrtarisht të deklaruara nga Irani. Mund të bëhet pyetja: a mundet të jenë përdorur këto qendra të deklaruara si një lloj “kurthi” ndaj perëndimoreve për të fshehur ndonjë qendër tjetër, sekrete, ku Irani do të bënte bën pasurim? Kjo më duket se shkon shumë larg. Këtë nuk mund ta them dhe nuk mund ta dij, ndonëse flitet se disa veprimtari serioze pasurimi mund të jenë kryer, apo të vazhdojnë, në ndonjë qendër tjetër, sekrete, që drejtohet nga Garda Revolucionare e Iranit. Shërbime të caktuara të specializuara ka disa vite që kanë folur për ekzistencën e një qendre sekrete të pasurimit që operohet nga ushtria dhe Garda Revolucionare, përveç atyre që janë të deklaruara.
Kjo është një çështje mjaft e komplikuar. Duhet të dihet qartë se çdo shtet tregon tepër kujdes kur vjen puna për informacione, lere pastaj, për të lejuar inspektime, lidhur me apo në qendrat e tyre ushtarake. Përvec pikave të deklaruara zyrtarisht, këto qendra ushtarake zakonisht nuk përfshihen në marrëveshje. Edhe marrëveshja e JCPOA nuk i përfshin këto qendra. Irani nuk ka pranuar që të kishte referenca në JCPOA për instalimet e tyre ushtarake dhe që ato të përfshihenshin në JAPOA. Kur negociohej JCPOA, mendimi i përgjithshëm ka qenë se është më mirë të kesh një marrëveshje sesa të mos kesh marrëveshje fare.
Për ta kuptuar më mirë, cfarë do të thotë kjo konkretisht, në këtë rast specifik?
Për sa i përket pasurimit të Iranit, JCPOA ka efekt veprues vetëm në ato qendra, apo fabrika, që janë deklaruar nga Irani, pra janë të njohura. Agjensia Berthamore monitoron dhe inspekton vetëm ato. Në këtë kontekst, Agjensia ka raportuar saktë, cdo tre muaj, se Irani i përmbahet kushteteve të marrëveshjes. Duhet shtuar këtu se, në kuadër te JCPOA, Irani ka pranuar që të ndërmarrë edhe disa hapa plotësuese, shtesë, në mënyrë vullnetare: ai ka lejuar inspektorët që të shohin edhe disa informacione të tjera dhe të vizitojë edhe disa qendra të tjera shtesë që IAEA gjykon se duhen parë dhe duhen inspektuar. A do të thotë kjo se në atë vend operon edhe ndonjë qendër tjetë pasurimi i uranit në nivele të larta, deri për përdorim për arme, në pika ushtarake që janë jashtë kontrollit të inspektorëve? Këtë nuk mund ta dij, prandaj as nuk mund ta them.
Nëse i ka ardhur “vdekja” JCPOA, cka ndoshta edhe mundet, pasi duket se ndodhemi tepër afër, pra, duhet ndjekur nga afër në javët në vijim, mendohet se Irani mund të rifillojë pasurimin e uranit në nivele të larta në Natanz. Si thashë edhe në intervistën e mepareshme, JCPOA është marrëveshje ndëërmjet shtatë nënshkruesëve dhe Iranit. Irani kufizohet në pasurimin e uranit jo vetem nga kuadri i JCPOA, por edhe nga Traktati i Mos-Përhapjes të armëve bërthamore (NPT), si firmëtar dhe ratifikues i këtij Traktatit, si gjithë shtetet firmëtare dhe ratifikuese të Traktatit.
Sipas NPT-se, Iranit i lejohet të pasurojë uran në nivele të ulëta thjeshtë për përdorime civile, për shembull, për të mbajtur në punë centralin bërthamor, si dhe një sasi të kufizuar në nivel fare pak më të lartë për të operuar reaktorin kërkimor që ka në Teheran. Cdo hap, sado i vogël, per t’i kaluar këto nivele të përcaktuara qartë është normale që ve në lëvizje menjëherë IAEA dhe, në fund të fundit, edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Po sikur Irani të tërhiqet nga NPT, siç është dëgjuar në media se diplomatë iranianë kanë deklaruar se Irani mund të tërhiqet nga NPT. Mund të ndodhë kjo gjë?
Mund të ndodhë; kjo gjë ka ndodhur në rastin e Koresë të Veriut, që u tërhoq nga NPT që nga viti 2009. Irani teknikisht nuk përjashtohet që mund ta marrë atë rrugë. Theksoj se se shtetet palë në NPT janë të detyruara nga ai Traktat që të nënshkruajnë Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Garancive me Agjensinë Bërthamore. Tërheqja nga NPT mund të thotë hapje e dritës jeshile për të mos bashkëpunuar as me Agensinë Bërthamore, pasi nuk do të kishte më një Traktat që do ta impononte një shtet jo palë që të nënshkruante Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Garancive me IAEA. Si pasojë, kjo do të sillte vendimin që të largoheshin inspektorët e IAEA nga Irani, përfshirë edhe mjete të tjera të verifikimit dhe inspektimit në distance, pra të mos kishte më asnjë rregjim verifikimi dhe inspektimi në Iran. A mund te ndodhe dhe a do ishte kjo gjë në interesin e Iranit?
Unë mendoj se tërheqja nga NPT, edhe sikur të ndodhte, nuk e “shvesh” Iranin nga obligimet. Shtoj se ka edhe një resolutë tjetër të Këshillit të Sigurimit (1540) që do ta lejonte komunitetin ndërkombëtar ta etiketonte prodhimin e uranit të pasuruar në nivele për armë si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, sipas Kapuitllit të VII të Kartës të OKB-së. Ndaj atij vendi do të merreshin më pas veprimet përkatese. E thënë më qartë, në Natanz, për shembull, Irani nuk mund të prodhojë uran në nivel pasurimi për armë as në mënyrë legale dhe as sekrete. Për ta arritur këtë nivel pasurimi do të nevojiteshin qendra të tjera dhe sekrete.
Ka kohe që diskutohet se sa kohë do t’i duhej atij vendi për të prodhuar uran të pasuruar në atë nivel dhe sasi që mund të përdoret për armë në fabrikat e njohura! Ndoshta kjo përqasje do ta largonte vëmëndjen nga diçka dhe do ta përqëndronte atë pikërisht te kjo çështje dhe tek ato fabrika të njohura. Po të ishte e vërtetë kjo, dhe po të mund të vërtetohet se është kështu, marrëveshja JCPOA, megjithë cka ajo ka arritur dhe ka realizuar, me gjithë meritat e arritjes diplomatiko-politike të saj, do të diltë se ajo mund të mos ketë qëlluar në shenjë, ndoshta që nga koha e konceptimit të saj.
Përsëris, nëse do të ishte kështu dhe nëse do të vërtetohej kjo gjë, marrëveshja kësisoj do të dilte se ka qenë një masë e përkohëshme për të ndaluar Iranin të ecë në këtë rrugë, të ketë apo të prodhojë armë të tilla. Nëse do të ishte kështu ose ndryshe, kjo do të mund të shihet më qartë kur të ketë më shumë dritë, më shumë kthjellim në horizont, në javët dhe muajt e ardhshëm.
Duhet thënë, në fund, se megjithë çka thuhet dhe bëhet nga ana e Iranit, e kam fjalën për uljen e zbatimit nga ana e tij të dispozitave të JCPOA, është fakt se bashkëpunimi i tij me IAEA vazhdon si më parë, inspektimet dhe verifikimet vazhdojnë, inspektorët janë në terren. Por shqetësimi për ndryshim të mundshëm të këtij kursi është i madh.
Intervistoi: Skender Minxhozi
l.h/ dita

NDALIMI I ARMATIMIT BERTHAMOR I IRANIT, DHE I CDO SHTETI TJETET ESHTE DOMOSDOSHERI, pooor:
— Psé u terhoq SHBA nga traktati me Iranin?
— Po’ ashtu prishi marreveshjen me Rusine.
— Ku ishin kur Izraeli e beri kete gje?
— Me prallat e URANIUMIUT, BUSHI I BERI GJJMEN IRAKUT E ME GJERE.
Ka nje zgjidhje, por ajo duhet te jete radicale, per te GJITHE. Kjo do te largonte tmerrin BERTHAMOR dhe hegjemonine e CDO forme.
aman të keqen o çet!!
lëre naivitetin dhe absolutizmin bamirës!!
“Ka nje zgjidhje, por ajo duhet te jete radicale, per te GJITHE. Kjo do te largonte tmerrin BERTHAMOR dhe hegjemonine e CDO forme.”
“flasim për ujkun,ndërkohë që çakalli bën kërdinë”!!
sa të vrarë ke nga “tmerri bërthamor”??
shumë shumë pak sesa ka vrarë “ëmbëlsia” konvencionale!!
dy bomba janë përdorur në historinë e tyre!!
sa janë vrarë me kallash e tomahouk!!sa janë vrarë me bomba të mbushura me c4,me fuçi të mbushura me tritol??
qindra miliona!!
nëse hiqen si me dorë tërë bombat bërthamore!?
kujton ti se nuk do të vriten po kaq shumë sa sot??kujton ti se nuk do të lëshohen mijra avionë e rraketa për ta shkatërruar dynjanë??
boll me këtë naivitet pensionisti o çet!!mos vërteto thënjen se “njeriu bëhet dy herë fëmijë”!!
të paktën mos u bëj nga mëndja,nga të dhjerët duam sduam do të na pastrojnë si na kanë pastruar kur kemi lindur!!
Eshte ender e vjeter p arrulla PAQE NE PRAG TE LUF5ES
Per kete jane te interesse vetem prodhuesit e armeve te shfarosjes masivve dhe askush TJETET.
çeto
nuk jam ndonjë qeflli lufte!!as më jep kënaqsi të dëgjoj për një të tillë në “bythë” të botës,por nuk jam as qeflli ëndërrash!!
se si e qysh,se kush e përse bëhen dhe i bëjnë luftërat i di fare mirë,por nuk filloj e flas si e jëma e zeqos në majë të thanës!!
realiteti është ky!
sot për sot!
nesër?!
një zot e di,ose me fjalë toksore!!
askush se di!!
ps:çeto,një gjë që na është ngulur në kokë nga pruidha socialiste është “populli ska faj”!!
është gabim,një gabim që kanë bërë socialistët,që pretendonin se ishin për populin e populli vetë!!
sidomos në vëdet e quajtura demokraci,ku populli zgjedh dejtuesit e tij,populli është fajtori!!
ashtu si dhe në të tjerat,në diktatura!!
në rastin e parë,në demokraci është ai,pra pjesa më e madhe e tij,me votë apo me abstenim,që zgjedh luftë nxitësit!në diktatura është frika e tij që bën që diktaturat të nxisin luftëra!!
nuk janë “vetem prodhuesit e armeve” si thua ti!!
po të ishin vetëm ata!?
askush nuk i pirdhte,askush nuk i fuste në refene!!
përveç njohejes së çështjes inraniane o të marrveshjes unë nuk shoh asgjë tjetër tek mazi!!
vetëm llafe dhe asgjë tjetër!!
si në çdo drejtim dhe në atë bërthamorin kemi një rend,kemi një hieraki!!
ajo fillon me më të fortin dhe mbaron me më të dobtin!!
kemi disa shtete që kanë armë bërthamore të legalizara,pra të pranuara nga tërë bota!!
por kjo nuk do të thotë se ato përbëjnë rrezik për të “gjithë”!!
çfar dua të them me “të gjithë”!?
të gjithë ata që kanë armë bërthamore!pra duke filluar nga i pari deri tek i fundit!!
i pari është amerika dhe e fundit koreja e veriut o pakistani!
edhe po ta marrim si të dhënë mundësinë e një agresioni nga më i vogli drejt më të madhit,thjeshtë hipotetike,do të shohim se do të kemi të bëjmë me një veprim VETRVRASËS!!
edhe nëse koreja e veriut do të mund të bombardonte amerikën,disa bomba,atëherë do të kishim një reaksion të jahstëzakonshëm amerikan!!asnjë gjë nuk do të mund ti ndalte për ta bërë korenë e veriut o pakistanin shkretëtirë të pabanueshme!!bile do të kishin një mbështetje nga gjithë të tjerët!!si e patën në 2001 dhe 2003 ndaj afganistanit e irakut!!edhe nëse nesër irani do të ketë bombën,bombat bërthamore!?
nuk ka asnjë shans për ti përdorur!!përdorimi i tyre do të sillte shumë të vrarë,kudoqoftë,por do të bënte që të mos egzistonte më irani!!çmënduria e shteteve,bën që ata të mendojnë se po patën armë bërhtamore,janë dikush!!por në fakt nuk janë askush!!pakistani dhe india mund ti përndorin kundër njëri tjetrit,por asnjëri nuk do të kishte guximin ti përdorte kundër rusit ose amerikanit!!irani nesër mund të kërcënojë arabi saudite e shtete simotra të tij,por asnjëherë nuk do të kishin budallallëkun sa të kërcënonin shtete si amerika e rusia!!as kina,francën e anglinë!