Mazniku: Bashkitë nuk kanë kompetenca për zhurmat dhe ndotjen

DITA Online

Qytetarët e Tiranës i drejtohen Bashkisë për të adresuar shqetësimin nga zhurmat apo të tjera ndotje që krijohen nga bizneset e vogla, por pushteti vendor vijon të mos këtë asnjë fuqi vepruese për këtë problematikë.

“Ne nuk kemi as kompetence për të matur zhurmën që të themi ti do të gjobitesh për këtë punë. S’kemi as kompetencën, as lejen, s’kemi të drejtën ligjore ta bëjmë këtë gjë. E njëjta gjë me bizneset që shkaktojnë ndotje me tym”, thotë zv/kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.

Bashkia e Tiranës ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit që lejet mjedisore të tipit C dhe inspektimet për të tilla biznese, që deri më tani ndiqen nga Inspektorati i Mjedisit, të kryhen nga institucionet e pushtetit vendor.

 

V.L/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • Jo ju nuk pergjigjeni per zhurmat,por qe te grabisni qytetaret e Tiranes me taksat vendore te jashteligjeshme dini ju!
    Nuk e matni dot ju ndotjen e ajrit,ndersa t’ua shisni qytetareve te Tiranes ujin e piste per uje te pijshem dini ju!
    Juve ju lumte kur gjeni nje popull idiot,qe edhe kur shikon faturat ve ujit qe 1 m/3 i faturohet me cmim skandaloz prej 7.5 leke,ne nje kohe qe energjia elektrike faturohet me 9.5 leke kjo eshte cmenduri!
    Si mund te jete uji qe prodhohet me kosto me minimale dhe energjia elektrike qe edhe importohet nga jashte gati njelloj?!
    Ku jane keto OJQ-tre e famshme qe u ngriten per lendet kimike,opozita mjerane qe sajon “babalet” kur ka plot poshtersira te pushtetit si ky i ujit?

  • Ah ju dhjefsha mu ne pushtet vendor. Atehere le t´ja japim kompetencat Kanunit te Lek Dukagjinit,

  • Mos u merzit se edhe aty ku keni kompetence, si rasti i truallit te teatrit, nuk ju pyet njeri. Sidoqofte keto justifikime nuk qendrojne pasi asgje nuk e pengon te nderhyje ate qe ent qe ka kompetence. Ka apo nuk ka shtet? Kjo ndodh se shtetin e kane kapur “te fortet” e kriminelet e nuk pyesin me per njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *