Gjendje fizike e Mentor Mazrekajt është shqetësuese në kampin e kuq. Mesfushori kosovar nuk ka zbritur ne fushë në seancën e parë stërvitore të japës për transfertën me Teutën dhe sipas zyrës së shtypit të Partizanit vijon fazën e riaftësimit në palestër. Prania e tij në fushë ndaj “Djemve të Detit” mbetet në dyshim, edhe pse 27-vjecari tentoi deri në momentin e fundit për të qenë në fushë për Skënderbeun.
Në supersfidën e “Qemal Stafës” Agostinelli nuk e përfshiu as në stolin e rezervave, sikurse Sukajn, që e ndoqi ndeshjen nga Tribuna. Ndryshe nga mesfushori kosovar, sulmuesi shkodran është përgatitur normalisht me pjesën tjetër të grupit, por ka marrë një ngarkesë më të vogël fizike.
Agostinelli e do me çdo kusht të gashëm për ndeshjen e radhës pasi mungon Stevan Raçiç i cili ndaj korçareve plotesoi numrin tre të kartonëve të verdhë.
Në qendër të mbrojtjes rikthehet Gëzim Krasniqi i cili mungoi të hënën për arsye pezullimi ndërsa Ibrahimi ende nuk e ka shlyer të paktën gjysmën e pezullimit të dhënë nga Disiplina për të paguar me gjobë pjesën tjetër.
