MB: Jemi vend i sigurt, BE s’jep më azil për shqiptarët

anazapta

Ministria e Brendshme bën të ditur se vendet e BE e konsiderojnë Shqipërinë vend të sigurtë, çka e bën të pamundur marrjen e azilit për shtetasit shqiptarë. Në mënyrë të veçantë theksohet se  Franca e klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës së azilkërkuesve. Duke u bazuar në statistikat e autoriteteve shtetërore të Belgjikës dhe Luksemburgut, Ministria e Brendshme njofton se numri i shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në këto vende është ulur gjatë muajve tetor – nëntor të vitit 2013.
“Ministria e Punëve të Brendshme të Francës ka njoftuar se Zyra e Azilkërkuesve ka vendosur ta rikthejë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim është publikuar në Buletinin Zyrtar dhe ka efekte të menjëhershme. Vendimi i Autoriteteve franceze vjen pas vlerësimit të masave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë për të forcuar sigurinë e brendshme në vend dhe e bën pothuajse të pamundur fitimin e azilit nga shtetasit shqiptarë në Francë”- bën të ditur MB.

 

Share This Article
2 Comments
  • LAJMI I FUNDIT ” Ambasadori i BE uron shqiptaret Gezuar 2014 ” hahahhahahhaha ca mediash IDIOTE qe kemi haahhahahha 😀

  • Ky eshte nje lajm i kobshem per popullin e thjeshte shqiptar .Ky eshte rezultati i pare,i njeqind diteve ,te Partise Socialiste,ne pushtet.Europa nuk pranon me azil kerkues .Pra kjo perkthehet ,qe shqiptaret duhet te vdesin brenda kufijve te vendit tone ,njelloj si ne kohen e diktatures .Por tani ka nje ndryshim,se ne Shqiperi eshte shkaterruar e gjithe infrastruktura prodhuese e te mira materialeve,si nxjerrja e mineraleve,nxjerrja e naftes,perpunimi i industrise ushqimore ,bujqesia eshte shkaterruar plotesisht,ku qe te kesh rendimente konkuruese ne Ballkan duhet qe cmimi i naftes te mos e kaloj ,nje dollar amerikan,nje liter nafte ,per te punuar mjetet motorrike ne funksion te bujqesise .
    E o popull Shqiptar ,largove murtajen,qe shkaterrimi i kombit ishte i pa shmangshem,por afrove ,hipokrizine,pabesine dhe mjerimin per nje afat me te gjate .
    Kjo eshte pasoja e kundershtimit te politikes Amerikane .
    Europa ,nuk na ka dashur ,nuk na do ,e nuk do na doje per gjithmone.
    Kufijte e Ilirise kane qene afer 300 Mije KM katror, dhe me kalimin e shekujve,nga kjo Europe kemi arritur ,ne 28 mije e 700 ,km katror,edhe kaq sa jane sot,kemi shpetuar nga Amerika, ndersa me KOSOVEN ,e shifni vet se cfare po behet .
    Populli Shqiptar ka vetem nje zgjidhje, .Te percaktoj me referendum,qe te bashkohet me Kosoven dhe te administrohet ,politikisht,ekonomikisht,administrativisht, nga SH.B.A.te.
    Te kerkojme,qe te jemi shteti i 53 ,i A M E R I K E S. Kjo eshte zgjidhja .
    Te shpronesojme,familjet e Ahmet Zagollit ,
    e Enver Hoxhes dhe e femijve te tij ,me niper e mbesa,
    e Sali Berishes ,dhe e femijve te tij ,
    e Fatos Nanos,dhe te femijve te tij,
    e Aleksander Meksit,dhe te femijve te tij
    e Ramiz Alise ,dhe e femijve te tij,se zhduku nga Banka e Shqiperise,para vitit 1990,nje sasi ari,afro 4 ton e 700 kg,gjoja humbi ne -bursat nderkombetare – dhe populli shqiptar e ka ngrene me buke kete prralle ,Ramiziste .
    familjen e Ilir Metes dhe llogarite e familjes e te femijve te tij,
    e Ylli Bufit ,me gjithe vllezerit e femijet e tij,
    e Kastriot Islamit ,e femijeve te tij
    dhe gjithe shpurra e ministrave,qe nga 1990 e deri me sot .
    Ne te kundert populli Shqiptar do degradoj tmerresisht ne infinit, e do behemi njelloj si arrixhinjte qe kemi aty ………e n d a c a k e .

    Faleminderit per mirkuptimin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *